Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Përshkallëzohet protesta para Kuvendit, policia shoqëron një person (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Përshkallëzohet protesta para Kuvendit, policia shoqëron një
Foto nga protesta

Situata jashtë Kuvendit është tensionuar mes protestuesve dhe forcave të policisë. Sipas raportimeve nga vendngjarja, protestuesit janë përplasur fizikisht me efektivët, duke shtyrë kordonin policor dhe duke tentuar të shembin barrierat e vendosura përreth perimetrit të Kuvendit.

Në përpjekje për të shpërndarë protestuesit dhe për të rikthyer kontrollin në zonën përpara godinës së Kuvendit, policia ka përdorur gaz lotsjellës.

Ndërkohë, një prej protestuesve që ndodhej pranë Xhamisë së Namazgjasë është shoqëruar nga policia. Sipas informacioneve paraprake, personi i shoqëruar është shtetasi Ilir Tusha.

Situata vijon të mbetet e tensionuar në zonën përreth Kuvendit, ndërsa forcat e policisë vijojnë të qëndrojnë në terren. Po ashtu mësohet se edhe kryetari i Bashkisë Memaliajt, Albert Malaj, është parë duke u përplasur me efektivët e policisë. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese