Emri, vijon përplasja mes protestuesve dhe policisë, shoqërohet një person

Aktualitet

Emri, vijon përplasja mes protestuesve dhe policisë, shoqërohet
Brenda Kuvendit të Shqipërisë ka nisur seanca plenare e radhës ku pritet që të votohet Reforma Territoriale, ndërkohë jashtë godinës ka situatë të tensionuar mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Protestuesit e pranishëm janë duke u përplasur fizikisht me efektivët, duke shtyrë kordonin e policisë. Ata kanë tentuar të shembin barrierat e vendosura përreth perimetrit të Kuvendit.

Gjithashtu policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit dhe për të rikthyer kontrollin në zonën përpara godinës së Kuvendit.

Ndërkohë policia ka shoqëruar një protestues. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Elda Menga, policia ka shoqëruar shtetasin Ilir Tusha.

Teksa në vendin ku po mbahet protesta ka kaluar një ambulancë, qytetarët janë larguar për t’i hapur rrugën që të kalojë, pa krijuar pengesa.

ME TE LEXUARAT