Nufi në Ankara: Synojmë transferimin e teknologjisë dhe zhvillimin e kapaciteteve vendase në mbrojtje

8 Tetor 2026 | 14:51

Shqipëria dhe Turqia synojnë të zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes përmes projekteve konkrete, investimeve dhe ndërmarrjeve të përbashkëta, me synim edhe zhvillimin e kapaciteteve të industrisë shqiptare të mbrojtjes.

Kjo ishte një nga çështjet kryesore të diskutimit gjatë vizitës zyrtare të ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi, në Ankara, ku u prit nga homologu turk, Yasar Guler.

Gjatë takimit, Nufi u shpreh se Shqipëria sheh potencial për përfshirjen e kompanive turke në projekte dhe investime në vend, duke theksuar mundësinë e transferimit të teknologjisë dhe zhvillimit të kapaciteteve vendase.

“Shqipëria sheh potencial për transferim të përshtatshëm të teknologjisë dhe zhvillim të kapaciteteve vendase, duke krijuar mundësi të reja për industrinë shqiptare të mbrojtjes”, deklaroi Nufi.

Dy ministrat ranë dakord për nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit dhe orientimit të tij drejt një programi më të strukturuar, me projekte konkrete dhe rezultate të matshme.

Një tjetër shtyllë e bashkëpunimit mbetet modernizimi i Forcave të Armatosura shqiptare dhe zhvillimi i kapaciteteve të tyre. Nufi vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë, ndërsa theksoi se bashkëpunimi do të vijojë të fokusohet në modernizimin e FARSH, trajnimin dhe rritjen e ndërveprueshmërisë sipas standardeve të NATO-s.

Sipas ministrit shqiptar, prej më shumë se 20 vitesh kadetë, oficerë dhe nënoficerë shqiptarë ndjekin akademi dhe programe trajnimi në Turqi, duke e bërë arsimin dhe trajnimin një nga shtyllat e bashkëpunimit dypalësh në mbrojtje.

Në takim u diskutua gjithashtu kontributi i dy vendeve në misionet ndërkombëtare të sigurisë, me Shqipërinë që vlerësoi angazhimin e Turqisë në KFOR dhe mbështetjen për kontingjentin shqiptar në EUFOR ALTHEA.

Vizita në Ankara synon t’i japë një dimension më praktik partneritetit strategjik Shqipëri-Turqi në mbrojtje, me fokus te investimet, transferimi i teknologjisë, modernizimi i kapaciteteve dhe projektet e përbashkëta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma territoriale, Mazniku: Janë zhvilluar 121 dëgjesa, bashkimi mbështetet në lidhjet historike

Ish-bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, mbrojti në Kuvend hartën e re territoriale, e cila parashikon shkrirjen e 15 bashkive, duke argumentuar se...
14:37 | 08/10/2026

Reforma territoriale, Tabaku thirrje deputetëve të PS-së: Mos e votoni, qytetarët nuk janë dëgjuar

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kundërshtoi në Kuvend reformën territoriale, duke akuzuar shumicën se po e miraton atë pa dëgjuar qytetarët dhe komunitetet që...
13:06 | 08/10/2026

Shkrimtarja kanadeze Anne Carson fiton Nobel-in në Letërsi për vitin 2026

Poetja dhe eseistja kanadeze Anne Carson fitoi Çmimin Nobel në Letërsi të enjten. Ajo u vlerësua për veprën e saj të guximshme dhe novatore, e...
13:05 | 08/10/2026