Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Avokati i Feta Mataj plas BOMBËN: Te Posta e Durrësit janë vjedhur 2.5 miliardë lekë jo 69 milionë, e vërteta fshihet nga enturazhi politik

Shkruar nga Newsbomb
Avokati i Feta Mataj plas BOMBËN: Te Posta e Durrësit janë
Bashkeshortet e arrestuar, Elisabeta dhe Feta Mataj

Avokati i Feta Mataj, burrit të ish-drejtoreshë së Postës në Durrës ka hedhur poshtë denoncimin e bërë nga punonjëset e Filialit të postës se 44 vjeçari u vendoste atyre gjoba. Në fjalën e mbajtur për mediat, pas mbylljes së seancës së sotme, kur gjyqtarët e Durrësit vendosën që Mataj të lihet në burg deri në përfundimin e hetimeve, avokati Ilia Ilia hodhi poshtë akuzat e ngritura ndaj klientit të tij. Ndërsa ngriti dyshimet duke thënë se shuma e vjedhur në postë është rreth 2.5 miliardë lekë dhe jo 69 milionë, siç është deklaruar deri më tani. 

“Deklarimet e administruara, të marra pas 6 muajsh, që pretendohet fakti, nuk provohen as dhuna fizike, ose psiqike. Nuk prodhohet as përvetësimi i pasurisë, që është kushti bazë për të pasur vjedhje. Bëhet fjalë që janë shtrënguar 5-6 individë, të cilët thonë unë kam dëgjuar. Vetëm një dëshmitare Trëndelina Oxhaku, ka pretenduar se i është kërkuar nga Feta Mataj t’i dorëzojë 330 mijë lekë të vjetra.”, tha avokati Ilia Ilia.

Më tej, avokati ngriti dyshime me deklaratën e tij duke thënë se e vërteta e vjedhjes së miliona lekëve të Postës po fshihet nga disa persona që sipas tij kanë manipuluar financën e postës.

“Ky enturazh politik, që ka drejtuar financën e postës është i interesuar që mos të dalë e vërteta. Në momentin që ky enturazh, që ka manipuluar financën e postës së Durrësit u vu në dijeni të faktit, që Elisabeta Mataj u zgjodh drejtoreshë jashtë interesit të grupit filloi luftën kundër saj me një denoncim anonim”.

Më tej, Ilia pretendon se shuma e vjedhur në postë është shumë më e madhe sesa 69 milionë lekë.

“Kemi të bëjmë me një vjedhje monstruoze. Prej vitesh, ky grup e ka mbajtur peng Postën e Durrësit duke u sjellë si pronar me financat e saj. Deri tani, gropa financiare e vjedhjes së pasurisë publike ka shkuar rreth 2.5 mld lekë nga 690 milionë të pretenduara”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese