Durrës - Gjendet pa shenja jete një 25-vjeçare angleze, në banesë edhe fëmija i saj 2-vjeçar, në gjendje të mirë shëndetësore

8 Tetor 2026, 15:55Kronika TEMA
Durrës - Gjendet pa shenja jete një 25-vjeçare angleze, në

Një 25-vjeçare me shtetësi angleze është gjetur pa shenja jete në një apartament në lagjen nr. 1, në Durrës.

Ngjarja është konstatuar rreth orës 12:50, kur shërbimi i Urgjencës së Durrësit ka gjetur të pajetë shtetasen me inicialet E. S..

Sipas informacionit paraprak të policisë, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e 25-vjeçares.

Në apartament është gjetur edhe fëmija i saj, rreth 2 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës së 25-vjeçares, si dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Lini një Përgjigje