Thashethemet për dorëheqjen e drejtorit sportiv të Vllaznisë, Vioresin Sinani, nisën të qarkullonin pak orë më parë, në një periudhë kur skuadra ndodhet përballë bojkotit të lojtarëve, vetëm disa ditë para sfidës me Dinamon.
Të lidhura
None found
Megjithatë, burime për “Shkodra Sport” e kanë mohuar këtë informacion, ndërsa vetë Sinani ka reaguar shkurtimisht për aludimet.
“Nuk është e vërtetë që kam dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit sportiv. Mund të them vetëm që jam nën kontratë me ekipin, klubin e Vllaznisë dhe kaq”, deklaroi Sinani.
Pas këtij sqarimi, raportimet për një emërim të mundshëm të Alban Nezirit në postin e drejtorit sportiv mbeten ende të pakonfirmuara, në pritje të zhvillimeve të mëtejshme brenda klubit.




