Falsifikoi certifikatat e vaksinimit të COVID-19, Xhaka dënohet me gjobë

8 Tetor 2026 | 15:23

Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, është dënuar me 50 ditë-gjobë, nga 3 mijë franga zvicerane secila, me kusht, në lidhje me falsifikimin e dy certifikatave të vaksinimit gjatë pandemisë së COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti shqiptar përmes një postimi në Instagram.

Xhaka sqaron se dënimi është me kusht dhe nuk do të ekzekutohet nëse, gjatë periudhës së përcaktuar, nuk kryen një tjetër shkelje.

Njoftimi i plotë i Granit Xhakës:

Para disa javësh u shpreha personalisht këtu dhe thashë se e marr përsipër përgjegjësinë për vendimin tim. Qëndroj pas kësaj. Pasi dhashë dëshminë time të plotë pranë prokurorisë, tani është marrë vendimi i prokurorisë.

Jam dënuar me urdhër penal për përfitim/zhvatje të një vërtetimi të rremë, me një gjobë të kushtëzuar prej 50 ditësh-gjobë, nga 3,000 franga secila, me një periudhë prove prej dy vitesh.

Kjo do të thotë se dënimi nuk do të ekzekutohet nëse gjatë kësaj kohe nuk kryej ndonjë shkelje tjetër. Shpenzimet e procedurës i kam paguar tashmë.

E pranoj vendimin dhe marr përgjegjësinë.

Faleminderit për të gjitha mesazhet mbështetëse gjatë javëve të fundit. Ato kanë shumë rëndësi për mua.

GRANIT XHAKA

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

UEFA Nations League/ Dalin në shitje biletat për sfidën Shqipëri- Finlandë në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare rikthehet në “Air Albania” më 12 nëntor, për një nga sfidat më të rëndësishme të saj në UEFA Nations League. Kuqezinjtë do të...
15:05 | 08/10/2026

Ronaldo nderon Messin: Ke respektin tim për atë që ke arritur me Argjentinën

Cristiano Ronaldo ka komentuar një mesazh të veçantë në Instagram Lionel Messit, duke shprehur respektin për karrierën e gjatë të argjentinasit me kombëtaren. “Leo, kaq...
13:22 | 08/10/2026

Tetori, muaji i sfidave për Barcelonën

Barcelona po hyn në një periudhë të ngjeshur të sezonit, pas një starti perfekt me tetë fitore në po aq ndeshje. Katalanasit do të rikthehen...
20:25 | 07/10/2026