AKTUALITET /

E reja angleze gjendet e p*jetë në apartamentin me qira në Durrës, pranë saj vajza 2-vjeçare

Sipas të dhënave paraprake, ka qenë pastruesja e apartamentit ajo që e ka gjetur 25-vjeçaren pa shenja jete, teksa kishte shkuar për të kryer pastrimin e banesës.

Shkruar nga Versus

E reja angleze gjendet e p*jetë në apartamentin me qira në

Një 25-vjeçare me shtetësi angleze është gjetur e pajetë mesditën e kësaj të enjteje në një apartament me qira në Durrës.

E reja kishte mbërritur në qytetin bregdetar tre ditë më parë, së bashku me vajzën e saj rreth 2 vjeçe, për të kaluar disa ditë pushime. Ajo kishte prenotuar përmes platformës Airbnb një apartament në një pallat pranë Muzeut Arkeologjik, në rrugën “Taulantia”.

Sipas të dhënave paraprake, ka qenë pastruesja e apartamentit ajo që e ka gjetur 25-vjeçaren pa shenja jete, teksa kishte shkuar për të kryer pastrimin e banesës.

Në apartament ndodhej edhe vajza e vogël, e cila fatmirësisht ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Pastruesja ka njoftuar menjëherë Urgjencën, ndërsa më pas në vendngjarje ka mbërritur edhe Policia.

Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet e vdekjes së 25-vjeçares. Pranë trupit nuk janë raportuar, deri në këto momente, shenja dhune, ndërsa pritet ekspertiza mjekoligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Poll