Drejtori aktual i Hekurudhës Shqiptare dhe ish drejtori i KESH, Ergys Verdho, bashkë me Viola Haxhiademin, ish sekretare e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe drejtore aktuale e KESH u paraqitën këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme. Burimet pohojnë se dy drejtorët dyshohet se janë marrë në pyetje nga SPAK në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj ish eprores së tyre, Belinda Balluku. Kjo e fundit akuzohet zyrtarisht nga SPAK për korrupsion dhe shkelje të barazisë në tenderat e unazës së madhe në Tiranë dhe tunelit të Llogarasë në Vlorë. Emri i Haxhiademit ka dalë më herët në hetime, ndërsa në dhjetor 2025, BKH kreu kontrolle në banesën e saj, në kuadër të hetimeve për procedurat e tenderimit në sektorin e infrastrukturës dhe energjisë.