"Dyfisho Sipërmarrjen Tënde"/ Rama: Aplikimet që hasin pengesa te bankat do të kenë mbështetjen e Ministrisë
...
Aktualitet
Hetimet mbi tenderët publikë/ Paraqitet në SPAK drejtoresha e KESH, Viola Haxhiademi (VIDEO)
Në dhjetor 2025, BKH zhvilloi një kontroll në banesën e saj, si pjesë e hetimeve që lidhen me tenderët publikë në sektorët e infrastrukturës dhe energjisë.
8 Tetor 2026, 15:33Nga E.d
Viola Haxhiademi
TIRANË- Ish-sekretarja e Belinda Ballukut dhe drejtoresha e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Viola Haxhiademi, është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Ajo u mor në pyetje nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa është pyetur edhe më herët nga SPAK për këtë çështje.
Haxhiademi është përfshirë në hetimet e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në dhjetor 2025, BKH zhvilloi një kontroll në banesën e saj, si pjesë e hetimeve që lidhen me tenderët publikë në sektorët e infrastrukturës dhe energjisë.
Më herët ajo mbajtur postin e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, gjatë kohës kur institucioni drejtohej nga Belinda Balluku. Hetimet e SPAK po shqyrtojnë procedura tenderimi dhe marrëdhëniet mes zyrtarëve dhe subjekteve të përfshira në këto procedura./Dosja.al