"Dyfisho Sipërmarrjen Tënde"/ Rama: Aplikimet që hasin pengesa te bankat do të kenë mbështetjen e Ministrisë
...
Politike
"Nuk janë ata rebelët"/ Koçeku thirrje deputetëve socialistë: Mos u tërhiqni, rrëzoni reformën territoriale
Gjatë një reagimi, Koçeku deklaroi se deputetët që kanë dalë kundër projektligjit nuk duhet të konsiderohen 'rebelë', duke argumentuar se përgjegjësia lidhet me vetë Partinë Socialiste, të cilën e akuzoi se është distancuar nga qytetarët.
8 Tetor 2026, 15:51Nga G.M
Marjana Koçeku
TIRANË- Marjana Koçeku, e cila u largua nga Partia Socialiste dy muaj më parë, u ka bërë thirrje deputetëve socialistë që kanë kundërshtuar reformën territoriale të qëndrojnë në të njëjtin mendim dhe të mos tërhiqen. Gjatë një reagimi, Koçeku deklaroi se deputetët që kanë dalë kundër projektligjit nuk duhet të konsiderohen 'rebelë', duke shtuar se përgjegjësia lidhet me vetë Partinë Socialiste, të cilën e akuzoi se është distancuar nga qytetarët.
Ajo u bëri thirrje deputetëve që, nëse vijojnë edhe në seancën e radhës të kundërshtojnë projektligjin, të mos ndryshojnë qëndrim. Koçeku veçoi veçanërisht komunitetet periferike, duke kërkuar që ato të mos lihen pas dore nga reforma.
“Deputetët e PS-së që kanë dalë kundër reformës territoriale duhet ta dinë se nuk janë ata rebelët. Partia e tyre është rebele, që i ka kthyer shpinën qytetarëve. Mos i braktisni ato, siç i ka braktisur partia juaj!”, deklaroi ajo./Dosja.al