web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha-mazhorancës: Me pseudoreformën territoriale po shtroni Shqipërinë për ta vjedhur më shumë

8 Tetor 2026, 16:00, Politikë CNA

Berisha-mazhorancës: Me pseudoreformën territoriale po shtroni

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka mbajtur fjalën e tij në Kuvend gjatë diskutimeve për Reformën Territoriale.

Berisha akuzoi mazhorancën se me këtë reformë duan të vjedhin më shumë Shqipërinë. Ndër të tjera shtoi se qeveria nuk ka bërë asnjë investim në zonat rurale.

“Për t’i kthyer përgjigje edhe njëherë, personit që karakterin, ndërgjegjen, votën ia ka falur bixhozit.  Por dola këtu për të mbrojtur edhe njëherë interesat jetike të komuniteteve, për të denoncuar këtu para jush aktin antikushtetues, antigjyqtar dhe antikombëtar që bëni ndaj bashkive të vendit. Me këtë pseudoreformë ju 'de facto' e shtroni Shqipërinë në atë që doni, se si ta vidhni më shumë. Me këtë pseudoreformë ju zhdukni çdo lloj pengese që keni nga qeverisjet e vërteta vendore në vjedhjen e këtij vendi.

Për sa u përket investimeve, aty janë dhe çdo qytetar e di. Ajo qeveri e dikurshme investoi 3.2 miliardë në Shqipërinë rurale, kurse ju në Shqipërinë rurale, përveç investimeve në miliona metër katrorë të trafikantëve dhe bandave, grabitjeve të tokave, s'keni investuar asgjë. Ky diskutimi juaj dhe ky qëndrimi juaj sot dëshmon se ju jeni shndërruar në një organizatë të mirëfilltë kriminale, pa interesa kombëtare, pa interesa shoqërore, pa interesa shqiptare. Dhe ju garantoj se agjencia për konfiskimin e pronave do t'ua nxjerrë për hundësh ju dhe çdo njeriu me pronë krimi”, tha Berisha. /CNA





Lajmet e fundit nga