Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Del MESAZHI, demokratët falenderojnë qytetarët për protestën, u bëjnë thirrje: Dilni sërish në orën 18:00

Shkruar nga Newsbomb
Del MESAZHI, demokratët falenderojnë qytetarët për
Foto nga protesta

Në rrjetet sociale së fundmi janë shpërndarë mesazhe ku anëtarët e Partisë Demokratike u bëjnë thirrje protestuesve që të rikthehen sërish pasditen për protestë kundër "Territoriales".

Në një prej mesazheve të shpërndarë në rrjet, theksohet se aksioni i sotëm “ishte shumë i mirë dhe i fortë”, ndërkohë kërkohet e njëjta energji të vijojë edhe pasdite.  

“Kemi mundësi më të mira edhe për sa i përket orarit”, thuhet në mesazh.

Po ashtu në mesazh ata bëjnë thirrje protestuesve që të njoftojnë sa më shumë njerëz që të bashkohen në ora 18:00. Gjithashtu ata shprehen se për personat e shoqëruar në polici janë angazhuar avokatë për t’i sistemuar dhe për të ndjekur situatën e tyre.

“Aksioni i sotëm ishte shumë i mirë dhe i fortë. Duhet ta vazhdojmë edhe pasdite, duke e mbajtur të njëjtën energji. Ju lutem, ka shumë rëndësi që pasditen e sotme të jemi përsëri të pranishëm në protestë. Kemi mundësi më të mira edhe për sa i përket orarit. Gjithashtu, për personat e shoqëruar nga policia, kemi dërguar avokatë për t’i asistuar dhe për të ndjekur situatën e tyre.

Ju lutem, njoftoni sa më shumë njerëz që nuk patën mundësi të ishin paradite për shkak të punës, që sot në orën 18:00 të jenë te Parlamenti. Të jemi të gjithë bashkë!”, vijon mesazhi.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese