E enjte, 8 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Skandali i kontrolleve ndaj Andrew, Policia britanike pranon se urdhërat ishin të paligjshëm

Policia e Thames Valley ka pranuar se urdhër-kontrollet e përdorura për bastisjen e banesave të Andrew Mountbatten-Windsor, ish-Princit Andrew, në fillim të këtij viti, ishin të paligjshme.

Pranimi u bë gjatë një seance në Gjykatën e Lartë britanike, ku u shqyrtua ligjshmëria e urdhrave të përdorur për kontrollet në rezidencën e tij në Sandringham dhe në Royal Lodge, në Windsor.

Reklamë

Sipas policisë, informacioni i paraqitur në Gjykatën Qendrore Penale, Old Bailey, për të justifikuar lëshimin e urdhrave të kontrollit ishte i pasaktë. Si pasojë, gjyqtari që i kishte miratuar urdhrat nuk mund të ishte i sigurt se plotësoheshin kushtet ligjore për kryerjen e kontrolleve.

Andrew u arrestua nga Policia e Thames Valley në shkurt, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës publike. Ai i mohon akuzat dhe çdo shkelje.

Avokatët e tij kanë nisur një proces gjyqësor për të kundërshtuar ligjshmërinë e urdhër-kontrolleve, duke sfiduar veprimet e shefit të policisë së Thames Valley dhe të Gjykatës Qendrore Penale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.