LIVE UPDATES
Aktualitet

Nagavci: E votuam ligjin për Specialen, por dyshojmë se do t’i ketë efektet e pritura

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, thotë për Radion Evropa e Lirë se partia e saj e votoi ligjin duke u mbështetur në ekspertizën e Partisë Demokratike të Kosovës, e cila e propozoi atë.

8 Tetor 2026, 16:37 Nga G.M
Nagavci: E votuam ligjin për Specialen, por dyshojmë se do t’i
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci


Lëvizja Vetëvendosje e mbështeti ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndonëse vazhdon të ketë dyshime nëse ai mund të ndikojë në proceset gjyqësore në Hagë. Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, thotë për Radion Evropa e Lirë se partia e saj e votoi ligjin duke u mbështetur në ekspertizën e Partisë Demokratike të Kosovës, e cila e propozoi atë.

Ajo pranon se pa votat e LVV-së, ndryshimet nuk do të mund të miratoheshin në Kuvend, por thekson se partia e saj kishte shprehur rezerva për përmbajtjen e tyre dhe për nxitimin me të cilin kërkohej miratimi.

“Ne kemi pasur dyshimet dhe skepticizmin tonë. E kemi thënë këtë publikisht, edhe në takimet me PDK-në, edhe në deklaratat tona”, thotë Nagavci.

Sipas saj, PDK-ja kishte këmbëngulur se projektligji ishte përgatitur nga ekspertët e saj dhe se ndryshimet mund të ndihmonin në adresimin e aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ne kemi parë se Partia Demokratike besonte në këtë projektligj, në formën se si e ka hartuar, dhe e kemi dhënë mbështetjen tonë, duke pranuar besimin e tyre”, thotë Nagavci.

Megjithatë, ajo nuk është e bindur se ndryshimet do të përmbushin pritshmëritë për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.

“Përkundër dëshirës dhe vullnetit tonë, ne dyshojmë që [ligji] do të sjellë rezultate të mëdha”, thotë ajo.

Çfarë ndryshon ligji dhe pse ka dyshime?

Ndryshimet e propozuara nga PDK-ja synojnë kufizimin e kompetencave të Dhomave të Specializuara, të cilat janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por funksionojnë në Hagë. Ato parashohin, ndër të tjera, kufizimin e dënimeve me burgim në 15 vjet, ngushtimin e juridiksionit të gjykatës për nga veprat penale, periudha kohore dhe territori, si dhe mundësinë e shqyrtimit të çështjeve nga Gjykata Supreme e Kosovës.

Ndryshimet parashohin, gjithashtu, mundësinë e vuajtjes së dënimeve në Kosovë dhe të ushtrimit të kompetencës së faljes nga presidenti i vendit. Nisma erdhi pas aktgjykimit të 16 shtatorit, kur Dhomat e Specializuara i dënuan ish-udhëheqësit e UÇK-së - Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet - për krime lufte.

Të katërt u deklaruan të pafajshëm gjatë procesit gjyqësor. Miratimi i ndryshimeve nga Kuvendi, megjithatë, nuk garanton se ato do të ndikojnë në proceset gjyqësore në Hagë apo në dënimet e shqiptuara. Një nga çështjet kryesore juridike është nëse ndryshimet e një ligji mund të ndikojnë në kompetencat e një gjykate, mandati i së cilës mbështetet edhe në Kushtetutën e Kosovës dhe në zotimet e saj ndërkombëtare.

Dhomat e Specializuara u themeluan në vitin 2015, përmes ndryshimeve kushtetuese dhe miratimit të një ligji të veçantë. Ato funksionojnë në mënyrë të pavarur nga institucionet e tjera të Kosovës. Nagavci thotë se pikërisht këto çështje kanë qenë në qendër të rezervave të LVV-së.

“A mundet ligji të adresojë çështje të cilat tashmë janë përcaktuar me Kushtetutë? A mundet projektligji të tejkalojë edhe marrëveshjet ndërkombëtare?”, pyet ajo.

Ajo përmend edhe letërkëmbimin e vitit 2014 ndërmjet presidentes së atëhershme të Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, që i parapriu themelimit të gjykatës. Nagavci shpreson që ekspertët e angazhuar nga PDK-ja t'i kenë shqyrtuar këto çështje, duke theksuar se përgjegjësia për pasojat e ligjit shkon përtej një partie politike.

PDK-ja, nga ana tjetër, mbron qëndrimin se ndryshimet janë në përputhje me Kushtetutën dhe detyrimet ndërkombëtare të Kosovës. Deputeti i saj, Përparim Gruda, e kundërshtoi vlerësimin se ligji i shkel këto detyrime.

“Kosova u rri besnike detyrimeve që ka marrë për të hetuar pretendimet për trafikim të organeve. Gjykata Speciale nuk do të mbyllet dhe asnjë detyrim ndërkombëtar nuk do të shkelet”, tha Gruda gjatë një konference për media.

BE-ja dhe Gjermania kundërshtojnë ndryshimet

Miratimi i ligjit nxiti reagime nga Bashkimi Evropian dhe Gjermania, të cilat ngritën shqetësime për detyrimet ndërkombëtare të Kosovës dhe pavarësinë e Dhomave të Specializuara. Më 7 tetor, zëdhënësi i BE-së, Christian Wiegand, tha për Radion Evropa e Lirë se ndryshimet bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj bllokut.

Ai i bëri thirrje Kosovës të respektojë pavarësinë gjyqësore të Dhomave të Specializuara dhe zotimet për sigurimin e drejtësisë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet. Edhe Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë u shpreh “thellësisht e shqetësuar”. Në një përgjigje për REL-in, zëdhënësja e Ambasadës, Catalina Heine, theksoi se Dhomat e Specializuara janë institucion i pavarur gjyqësor, pavarësia e të cilit duhet të respektohet.

Ambasada mbështeti, gjithashtu, qëndrimin e BE-së. E pyetur nëse LVV-ja i kishte marrë parasysh paralajmërimet e mundshme ndërkombëtare përpara votimit, Nagavci thotë se ruajtja e marrëdhënieve me aleatët është e rëndësishme, por se duhet të ketë siguri edhe për qëndrueshmërinë juridike të ligjit.

Ajo nuk sqaron konkretisht se si janë vlerësuar këto paralajmërime përpara votimit. Sipas saj, shqetësimet e ngritura duhet të trajtohen në mënyrë profesionale, edhe pse ndryshimet tashmë janë miratuar. Nagavci ia atribuon PDK-së një pjesë të përgjegjësisë për t'u dhënë përgjigje partnerëve ndërkombëtarë dhe qytetarëve që presin rezultate nga ligji.

“Këtu, në radhë të parë, është përgjegjësi edhe e vetë deputetëve dhe strukturave të PDK-së, jo vetëm në raport me partnerët tanë, por mbi të gjitha në raport me qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët i kanë rritur shumë pritshmëritë në raport me këtë projektligj”, thotë ajo.

Pse u lidh ligji me zgjedhjen e presidentes?

Miratimi i ndryshimeve ligjore u bë pjesë e negociatave ndërmjet LVV-së dhe PDK-së për zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës. Më 5 tetor, Kuvendi e miratoi projektligjin në lexim të parë, por votimi përfundimtar mbeti pezull për shkak të mospajtimeve politike.

PDK-ja kërkonte që ligji të miratohej përpara zgjedhjes së presidentit, ndërsa LVV-ja insistonte që të dyja çështjet të përfundonin në të njëjtën seancë. Ndërkohë, jashtë Kuvendit, protestuesit kërkonin miratimin e menjëhershëm të ndryshimeve.

Protesta u përshkallëzua në përplasje, gjatë të cilave Policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji, ndërsa disa protestues hodhën shishe dhe mjete piroteknike. Sipas Policisë, gjashtë zyrtarë policorë u lënduan dhe 11 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore. Më 6 tetor, partitë arritën marrëveshje dhe Kuvendi i miratoi ndryshimet në lexim të dytë, përpara se të zgjidhte Justina Shiroka Pulën presidente të Kosovës, në minutat e para të 7 tetorit.

Megjithëse dy votimet u realizuan në kuadër të kompromisit politik, Nagavci mohon se mbështetja për ligjin ishte kushtëzim për zgjedhjen e presidentes.

“Nuk ishte një kushtëzim, por ishte domosdoshmëri që ne të kemi institucione stabile, pikërisht për të adresuar edhe betejën që na pret në Apel”, thotë ajo.

Sipas Nagavcit, miratimi i ligjit pa zgjedhjen e presidentit do ta linte vendin përballë mundësisë së shpërndarjes së Kuvendit dhe zgjedhjeve të reja.

“Nuk kishte asnjë arsyeshmëri, asnjë logjikë në insistimin dhe kërkesën që vetëm të votohet ligji, ndërkohë që ne të shpërndanim Kuvendin dhe të mbeteshim pa institucione stabile”, thotë ajo.

A ka nisur strategjia për apelimin e aktgjykimit?

Nagavci thotë se, krahas ndryshimeve ligjore, nevojitet edhe një strategji shtetërore për fazën e apelimit të aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Sipas saj, në këtë proces duhet të përfshihen institucionet, ekspertët juridikë, ekipet mbrojtëse të të dënuarve, shoqëria civile dhe partnerët ndërkombëtarë.

Megjithatë, e pyetur nga REL-i nëse ka nisur ndonjë koordinim konkret institucional, Nagavci nuk konfirmon ndonjë veprim të caktuar. Ajo thotë se beson që Qeveria ka filluar angazhimet në këtë drejtim, por se ato do të bëhen më të qarta së shpejti.

“Koha është e kufizuar dhe ne na duhet të jemi në nivel të përgjegjësive që i kemi”, thotë Nagavci.

Procesi i apelimit zhvillohet brenda sistemit gjyqësor të Dhomave të Specializuara, ku palët mund të kundërshtojnë gjetjet faktike dhe juridike të aktgjykimit. Më 29 shtator, Paneli i Apelit e zgjati deri më 27 nëntor afatin për paraqitjen e njoftimeve të apelit, si për ekipet mbrojtëse, ashtu edhe për Zyrën e Prokurorit të Specializuar./REL

kosova rel

Sondazh

Poll

Hetimet mbi tenderët publikë/ Paraqitet në SPAK drejtoresha e KESH, Viola Haxhiademi

Hetimet mbi tenderët publikë/ Paraqitet në SPAK drejtoresha e KESH, Viola Haxhiademi

"Çmendet" policia, dhunon në mënyrë shtazore protestuesit me grushta

Protesta kundër Territoriales, momenti kur policia kap zvarrë kryebashkiakun e Memaliajt

E tmerrshme/ Policia dhunon në mënyrë shtazore qytetarët, i ulin në tokë dhe i gjuajnë me shqelma

Berisha-Maznikut: Pse ti je këtu dhe Erion Veliaj është në burg për të njëjtat krime?

Provokoi protestuesit, qytetari gjuan me shpullë djalin e Paulin Sterkajt

Korreshi nxjerr foton e efektivit: Shan dhe i tregon hallatet protestuesve, se i ka si të Adi Hilës

Propozimi i Berishës: Të shkojmë në referendum për Reformën Territoriale

Policia përplaset me protestuesit, hedh spraj me shumicë ndaj qytetarëve, shoqërohet një person

Berisha: Balla arreston rivalët e bandave në këmbim të votave, ky është më bandit se këta

Tensionohet situata në protestë, hidhen lëndë piroteknike

Në Kuvend votohet sot për “Territorialen”/ Protestuesit mesazh deputetëve: Shkrini qeverinë

Bardhi thirrje deputetëve të PS: Mos u ktheni në kartona të Edi Ramës

Qytetari ndihet keq, lan sytë me qumësht, disa të tjerë përfundojnë në spital

Brenda Kuvend, jashtë protestë/ Persona me maskë "vëzhgojnë" nga tarraca e Toptanit

Bardhi: Rama shantazhoi dhe deputetët që i dolën kundër. Spiropali: S’me shantazhon dot askush

Artan Gaçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

Berisha: Vlora Hyseni u emërua këshilltare e Padrinos me rekomandim direkt të Aleksandër Vuçiçit

Ndodh edhe kjo, protestuesit hedhin pulën para efektivëve të policisë

Balliu kërkesë policisë: Hapeni rrugën, qytetarët s’e kanë me ju! Po u bëni presion deputetëve

Berisha i përmendi skandalin e Adi Hilës, Balla: Duhet të mos e përdorje fare atë mënxyrë

Berisha u drejtohet socialistëve: Videot e Adi Hilës janë lule para atyre që keni ju me Gys Agasin

Vijojnë tensionet në protestën para Kuvendit, kryebashkiaku i Memaliajt përplaset me policinë

Tensionohet situata në protestën para Kuvendit, policia hedh spraj për të shpërndarë protestuesit

Berisha: Rama është çmendur, po i kap me libër shtëpie deputetët se mos nuk i votojnë reformën

Momenti kur Kryeministri largohet nga Kuvendi pas mbledhjes me grupin e PS-së

Protestuesi kërkon t'i bashkohet protestës, por pengohet nga perimetri i sigurisë

Berisha tregon skenarin e protestës: Do bëjmë betejën më të madhe që kemi bërë ndonjëherë!

Berisha tregon skenarin e protestës: Do bëjmë betejën më të madhe që kemi bërë ndonjëherë!

Nis grumbullimi i protestuesve/ Policia “blindon” zonën te Ministria e Brendshme

"Territorialja" sot në Kuvend dhe jashtë portesta, policia blindon zonën përreth parlamentit

Aksident i rëndë në Peshkopi/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagosen shtatë persona

Përfshihet nga flakët një banesë në Lezhë, nuk ka të lënduar

Arrestohet aktivisti Edison Lika, goditi me vezë makinën që doli nga godina

Rama në zyrë, protestuesit vendosen para Kryeministrisë, policia rrethon godinën

Zjarr në Peqin, flakët përfshijnë pyllin dhe ullishtet

Vatër zjarri në Armen të Selenicës, era përhap flakët me shpejtësi

130 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Arrestoni Ramën

Çfarë deklaronte Rama 4 vite më parë në Izrael: Orikumin dhe Finiqin e kanë themeluar hebrenjtë

Ish-kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli paraqitet sërish në SPAK, vijojnë hetimet për shkeljet në tendera

Rama: Aplikimet që hasin pengesa te bankat do të kenë mbështetjen e Ministrisë

Ibrahimaj: Mbështetje më e madhe për bizneset, fondi i garancisë sovrane mund të trefishohet

Rama takim me bizneset: Financimi shkon deri në 2 milion euro, afati është deri në 10 vjet

"Rama është kthyer në avokat të"/ Berisha: Vetëm revolta mund të shpëtojë shqiptarët nga narkoshteti

Berisha thirrje: Shqiptarët të protestojnë për atë parlament që nuk meriton të ekzistojë

Çfarë ndodhi në Elbasan? Shpërthim me tritol në derën e një banese në lagjen “Çlirimi”

"O hajdut"/ Banorët e zonës së ish-Uzinës e presin me protesta Ramën: Në burg do përfundosh

Aksident i rëndë në Vlorë/ Plagosen pes persona, mes të lënduarve edhe shtetas të huaj

Shpërthen bombola e gazit në Roskovec, e moshuar transportohet drejt spitalit të Fierit me djegie

U zgjodh si Presidente, Justina Shiroka-Pula betohet në Kuvend