web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Flas pa mikrofon, kam ngrënë vezë"/ Braçe “nuk shkulet” nga foltorja, Kushi i tërheq vëmendjen

8 Tetor 2026, 16:45, Politikë CNA

Në seancë plenare vijojnë diskutimet për ndarjen territoriale dhe shkrirjen e bashkive. I radhës në foltoren e Kuvendit mbajti fjalën e tij deputeti socialist Erion Braçe, i cili ka vijuar të flasë edhe pas përfundimit të kohës dhe fikjes së mikrofonit.

Pas njoftimit nga zëvendëskryetarja e Kuvendit, Evis Kushi, Braçe u shpreh se do të vijojë me fjalën e tij edhe pa mikrofon.

“Flas dhe pa mikrofon, s'ka problem, se kam ngrënë vezë”, tha Braçe.

Ndërkohë nga ana tjetër, zëvendëskryetarja i tërhoqi vëmendjen dhe i kërkoi të lirojë foltoren e Kuvendit.

"Ju tërheq vëmendjen të lironi foltoren. Po pengoni zhvillimin e seancës, ju lutem lironi foltoren. Lironi foltoren most ë kalojmë te masa tjetër displinore, vërejtja”, tha Kushi. /CNA





Lajmet e fundit nga