Celebrities Gossip Showbiz

Sytë zemra! Dua Lipa dhe Callum Turner shkëmbejnë puthje gjatë ndeshjes së bejsbollit!

Dua Lipa dhe Callum Turner u fotografuan duke shkëmbyer puthje dhe përqafime gjatë një ndeshjeje bejsbolli në Yankee Stadium, në New York.

Çifti ndoqi nga afër përballjen mes New York Yankees dhe Tampa Bay Rays, pjesë e fazës së play-off-it të MLB-së. Të dy u panë duke shijuar mbrëmjen dhe duke shkëmbyer momente të afërta gjatë ndeshjes.

Dua zgjodhi për këtë dalje një xhaketë në ngjyrë të kuqe të errët me efekt lëkure krokodili, të cilën e kombinoi me një bluzë të zezë dhe xhinse. Ndërkohë, Turner u shfaq me një triko krem dhe xhinse, duke mbështetur ekipin vendas.

Këngëtarja dhe aktori, të cilët u martuan në Londër në maj të këtij viti, u shfaqën të qeshur dhe në humor të mirë gjatë gjithë mbrëmjes. Çifti kishte organizuar më pas edhe një festë martesore në Itali.

Gjatë ndeshjes, Dua dhe Callum u panë gjithashtu duke biseduar me Laurence Leavy, tifozin e njohur të bejsbollit që njihet si “Marlins Man”. Ai më vonë e përshkroi këngëtaren si “super të sjellshme” në një postim në rrjetet sociale.

Dalja e tyre vjen pak ditë pasi dyshja u fotografua duke shëtitur së bashku në New York me qenin e tyre, duke vazhduar paraqitjet publike si çift pas martesës.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.