Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Përkeqesohet moti sot dhe nesër, autoritetet japin ALARMIN: 3 qarqe rrezik përmbytje

Shkruar nga Newsbomb
Përkeqesohet moti sot dhe nesër, autoritetet japin ALARMIN: 3 qarqe
Foto ilustruese

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka dalë sot me një njoftim zyrtar, ku bën të ditur se gjatë pasdites së kësaj të enjteje dhe gjatë ditës së nesërme priten reshje intensive në disa qarqe të vendit. Sipas njoftimit, qarqet që pritet të preken më shumë nga reshjet e shiut janë Shkodra, Lezha dhe Durrësi.

Ndërkohë, në qarqet e Kukësit, Dibrës dhe Tiranës parashikohen reshje me intensitet mesatar deri lokalisht intensiv. Në qarqet e tjera, reshjet pritet të jenë kryesisht me intensitet të dobët deri mesatar.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, reshjet në shumicën e qarqeve pritet të shoqërohen me shtrëngata. Për shkak të intensitetit të tyre, ato mund të shkaktojnë vërshime të ujit në zonat urbane, përmbytje lokale dhe rrëshqitje dherash.

Rreziku më i lartë paraqitet në qarqet e Shkodrës, Lezhës dhe Durrësit, ndaj autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm gjatë periudhës së përkeqësimit të motit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese