GJKKO pezulloi dënimin, momenti i daljes së Greta Gjocit nga burgu i Pojskës me foshnjën e saj, familjarët falënderojnë gjykatën dhe mediat

8 Tetor 2026, 17:11Kronika TEMA
GJKKO pezulloi dënimin, momenti i daljes së Greta Gjocit nga burgu i

Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit, Greta Gjoci është liruar këtë të enjte nga burgu i Pojskës. Rreth orës 16:30, familjarët e saj mbërritën pranë IEVP Pojskë për ta marrë, pasi 33-vjeçarja kreu procedurat e nevojshme të lirimit. Ajo u largua së bashku me foshnjën e saj dhe nuk pranoi të bënte deklarata për mediat. Ndërkohë, familjarët e saj, jashtë kamerave, falënderuan gjykatën dhe mediat për trajtimin e rastit.

Gjoci është një nga gjashtë gratë e dënuara si pjesë e grupit të Bruno Çobos për mashtrim përmes skemës së “Call Center”. Asaj i kanë mbetur për të vuajtur edhe pak më shumë se 3 vite e 5 muaj burg nga dënimi i dhënë në shkallën e parë. Ligji parashikon se, kur e dënuara ka një fëmijë nën një vjeç, gjykata mund të shtyjë ekzekutimin e vendimit deri në mbushjen e kësaj moshe.

Lini një Përgjigje