
Një aksident i rëndë është regjistruar në afërsi të rrethrrotullimit të Plugut, në bypass-in e autostradës në Lushnje.
Një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një biznesi, duke rrëzuar edhe një shtyllë ndriçimi. Pas disa rrotullimeve, makina ka përfunduar e përmbysur në anë të rrugës.
Drejtuesi i automjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë me ambulancë drejt Spitalit të Lushnjës, ku po merr ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore dhe ekspertët e Policisë Shkencore, të cilët po dokumentojnë aksidentin dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.
Dyshimet paraprake janë se drejtuesi po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit vijojnë./Versus.al

