Inflacioni zbret nën 3%, transporti dhe ushqimet mbeten të shtrenjta
Inflacioni u ul në 2.9%, pasi në muajin gusht arriti nivelin më të lartë të këtij viti, në 3.2%. Në treguesit që nxjerr INSTAT, transporti dhe ushqimet dhanë ndikimin kryesor në çmimet e konsumit.
Çmimet e konsumit u ulën në 2.9% në muajin shtator, pasi në muajin gusht kishin arritur nivelin më të lartë të këtij viti 3.2%. Ndërkohë, krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, inflacioni rezulton 0.4% më i lartë.
Për institutin e Statistikave, muajin e kaluar ndikimin më të madh në luhatjen e çmimeve e dhanë transporti, argëtimi dhe ushqimet, por këto të fundit, për shkak të peshës që kanë në shpenzime, rezultojnë me rritjen më madhe në pikë përqindje.
Në terma vjetorë, çmimet e transportit u rritën me 12.4%, rritja më e madhe mes grupeve të konsumit. Më pas vijnë argëtimi, sporti dhe kultura me 5.9%. Edhe ushqimet, që zënë peshën më të madhe në shportën e konsumit, u shtrenjtuan me 2.8% në një vit. Ndërkohë, qiratë, uji, energjia elektrike dhe karburantet u rritën me 2.7%.
Në kahun tjetër, veshjet dhe këpucët ishin grupi i vetëm me një rënie të ndjeshme të çmimeve, prej 3.1% krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar. Për bankën e Shqipërisë, ky nivel inflacioni ka qënë i papritur dhe jashtë parashikimeve, por ai u ndikua nga rritja e fortë e çmimit të karburanteve pas shpërthimit të luftës në lindjen e mesme në muajin mars, i cili vazhdon edhe sot.
Vallja e Osman Takës, pjesë e Listës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale
Pas vendimit të GJKKO, nëna dhe foshnja 4-muajshe lënë ambientet e burgut të Pojskës
Tabaku: Territori nuk është pushtet por identitet, Reforma Territoriale i ka shkelur këto parime
- 17:42 Sulmi i dytë me thikë në një shkollë në Poloni, autoritetet e alarmuara: Dyshime për një sfidë në internet
- 17:40 Vallja e Osman Takës, pjesë e Listës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale
- 17:30 Linjat ajrore pezullojnë për disa ditë fluturimet për në Riad pas sulmeve të rebelëve Huthi
- 17:29 Rusia paralajmëron NATO-n: Trupat shtesë në vendet baltike do të sjellin përshkallëzim të situatës
- 17:23 Raporti paralajmëron: BE-ja përballet me mungesë gazi deri në 15% nëse goditet nga dimri i ashpër
- 17:22 Mazniku i përgjigjet Braçes: Lushnja kryen funksione që Divjaka nuk i bën