OBSH harton udhërrëfyesin global për trajtimin e hipertensionit te gratë shtatzëna
Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se çrregullimet hipertensive që përfshijnë pre-eklampsinë dhe eklampsinë, përbëjnë rreth 16 % të vdekjeve amtare në botë. Ato komplikojnë rreth 10 deri në 15 % të shtatzënive globalisht.
Përballë kësaj situate, OBSH dhe partnerët kanë prezantuar një udhërrëfyes të ri global për periudhën 2026–2035 me synim parandalimin e vdekjeve të evitueshme të nënave dhe foshnjave.
Dokumenti parashikon veprime të koordinuara në kërkimin shkencor dhe inovacionin, udhëzimet klinike, aksesin në barna dhe diagnostikim, zbatimin në sistemet shëndetësore, si dhe në advokim dhe llogaridhënie.
OBSH paralajmëron se në shumë vende gratë ende nuk kanë akses të besueshëm te matja e tensionit, testet e proteinave në urinë dhe barnat thelbësore, si aspirina, antihipertensivët dhe sulfati i magnezit.
Ekspertët janë të mendimit se suksesi i këtij udhërrëfyesi do të varet nga bashkëpunimi mes qeverive, studiuesve, profesionistëve të shëndetësisë, financuesve, industrisë dhe shoqërisë civile, në mënyrë që trajtimet e provuara dhe risitë e ardhshme të arrijnë te gratë dhe foshnjat që kanë më shumë nevojë.
Manifaktura në tkurrje, humbasin 25 mijë vende pune, mbyllen 150 fasoneri
Inflacioni zbret nën 3%, transporti dhe ushqimet mbeten të shtrenjta
Vallja e Osman Takës, pjesë e Listës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale
- 17:54 Manchester City u shpall fajtor për shkelje të rregullave financiare, Haaland: Të qëndrojmë të bashkuar
- 17:50 Manifaktura në tkurrje, humbasin 25 mijë vende pune, mbyllen 150 fasoneri
- 17:43 Inflacioni zbret nën 3%, transporti dhe ushqimet mbeten të shtrenjta
- 17:42 Sulmi i dytë me thikë në një shkollë në Poloni, autoritetet e alarmuara: Dyshime për një sfidë në internet
- 17:40 Vallja e Osman Takës, pjesë e Listës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale
- 17:30 Linjat ajrore pezullojnë për disa ditë fluturimet për në Riad pas sulmeve të rebelëve Huthi