web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident në Lushnjë/ Makina përfundon e përmbysur në mes të rrugës

8 Tetor 2026, 17:56, Kronika CNA

Aksident në Lushnjë/ Makina përfundon e përmbysur në

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të rrethrrotullimit në bypass-in e autostradës në Lushnjë.

Sipas raportimeve, një automjet është përplasur me murin e një biznesi dhe një shtyllë ndriçimi. Si pasojë automjeti ka përfunduar i përmbysur pas disa rrotullimeve.

Bëhet me dije se drejtuesi i automjetit është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor dhe policia po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. /CNA





Lajmet e fundit nga