8 Tetor 2026, 17:42
Nga G.M
Arbjan Mazniku
TIRANË- Debati për reformën territoriale ka sjellë përplasje edhe brenda Partisë Socialiste, teksa deputeti Erion Braçe ka shprehur kundërshtime ndaj propozimit për hartën e re territoriale. Në përgjigje të tij, ish-bashkëkryetari i PS për reformën territoriale Arbjan Mazniku, ka thënë se ndryshimi nuk duhet parë vetëm nga këndvështrimi i ndarjes së hartës, por edhe në raport me kompetencat që do të kenë njësitë vendore.
Gjatë fjalës së tij, Mazniku iu referua propozimit për bashkimin e Divjakës me Lushnjën, duke thënë se një bashki më e madhe mund të ofrojë shërbime dhe të ushtrojë funksione që një njësi më e vogël e ka të vështirë t’i realizojë. Sipas tij, Bashkia e Lushnjës kryen një sërë funksionesh që Bashkia e Divjakës nuk i përmbush dot në të njëjtën mënyrë, ndër to planifikimin urban vendor dhe ofrimin e shërbimeve të strehimit social. Mazniku theksoi se reforma territoriale duhet të shoqërohet me rishikimin e kompetencave dhe mënyrën e ofrimit të shërbimeve për qytetarët, përtej përcaktimit të kufijve të rinj administrativë.
“I nderuar z. Braçe i vlerësoj debatet që kemi bërë për reformën, e cila duhet të ketë jo vetëm hartat, por edhe kompetencat. Jemi në një pikë që humbasim momentumin nuk do ia dalim dot ose ia dalim përmes këtij mekanizmi që kemi sot. Për të qenë i vërtetë bashkitë nuk kanë pengesë as nga ligji as nga qeveria për t’i ushtruar. Planifikimi urban vendor, Lushnja e bën, Divjaka jo. Zhvillimi i turizmit-Lushnja shpenzon, Divjaka jo. Strehimi social është një politikë që bën bashkia, Divjaka nuk e bën. Enti i banesave ka pjesën e tij dhe i ndihmin bashkitë kur munden. Lushnja merret, Divjaka nuk merret. Kujdesi social për të sëmurët, arsimi profesional, transporti, Lushnja e bën, Divjaka jo. Kohezioni social kërkon që planet zhvillimore të jenë të ndërtuara nga pushteti vendor, dhe nëse nuk janë të ndërtuara nga pushteti vendor nuk financohen nga BE”, tha Mazniku./Dosja.al
reforma territoriale arbian mazniku
Politike
8 Tetor 2026, 17:10
G.M
sali berisha
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka shtyrë shqyrtimin e kërkesës së kreut të demokratëve Sali Berisha, për ...
Politike
8 Tetor 2026, 17:00
G.M
pamje
TIRANË- Partia Demokratike ka vlerësuar pozitivisht protestën e zhvilluar ditën e sotme jashtë ambienteve të Kuvendit, ...
Politike
8 Tetor 2026, 16:59
E.d
Pamje
TIRANË- Një situatë e paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme në Kuvend, ku ndërsa deputeti socialist Erion Bra...
Politike
8 Tetor 2026, 16:51
E.d
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe ka kritikuar Reformën e re Territoriale, e cila është propoziar ...
Politike
8 Tetor 2026, 16:20
G.M
Berisha-Klosi
TIRANË- Debati për reformën territoriale ka sjellë përplasje në Kuvend mes deputetit socialist Blendi Klos...
Politike
8 Tetor 2026, 16:14
E.d
Eno Bozdo
TIRANË- Deputeti demokrat, Eno Bozdo ka kundërshtuar Reformën e re Territoriale. Gjatë fjalës së tij në K...
Politike
8 Tetor 2026, 16:03
E.d
Taulant Balla
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar se Reforma Territoriale lidhet m...
Politike
8 Tetor 2026, 16:00
G.M
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka reaguar ashpër ndaj mënyr&eum...
Politike
8 Tetor 2026, 15:55
E.d
Luçiano Boçi
TIRANË- Deputeti demokrat, Luçiano Boçi ka deklaruar se Reforma e re Territoriale, e cila është...
Politike
8 Tetor 2026, 15:51
G.M
Marjana Koçeku
TIRANË- Marjana Koçeku, e cila u largua nga Partia Socialiste dy muaj më parë, u ka bërë thirrje depu...