8 Tetor 2026, 17:53
Nga E.d
Prokuroria Fier
FIER- Prokuroria e Fierit ka caktuar masën e sigurisë "arrest shtëpie" për 11 persona, pasi hapën një pikë këmbimi valutor pa licencë. Gjithashtu ka cakuar ndalim për dalje jashtë vendit për 3 tre të tjerë.
Nga kontrollet e ushtruara janë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, shuma të konsiderueshme monetare në valuta të ndryshme. Gjithashtu, gjatë kontrolleve u sekuestruan edhe sende të tjera, të dyshuara si prova materiale, konkretisht: një armë sportive, tip pistoletë, me zara plastikë, një armë antike, tip pistoletë, një mjet i mprehtë antik, me këllëf dhe një mjet i mprehtë metalik, me bisht druri.
Njoftimi i prokurorisë
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier u dhanë masat e sigurimit ‘Arrest në shtëpi’, ‘Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar përkatësisht nga nenet 237, 233 dhe 234 të Kodit të Procedurës Penale ndaj 14 pereonave të cilët ushtronin veprimtari në fushën e këmbimit valutor pa qenë të pajisur me licencë nga Banka e Shqipërisë.
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.617, viti 2026, për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, parashikuar nga neni 170/ç i Kodit Penal
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, nëpërmjet përdorimit të metodave speciale të hetimit dhe kryerjes së veprimeve të tjera hetimore, ka arritur të dokumentojë 14 raste të subjekteve tregtare që ushtronin veprimtari në fushën e këmbimit valutor pa qenë të pajisura me licencën përkatëse nga Banka e Shqipërisë.
Në kuadër të procedimit penal u caktua dhe ekzekutuan masat e sigurimit ndaj personave nën hetim, si më poshtë:
1. Për personin nën hetim E. Dh., është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale;
2. Për personin nën hetim H. Sh., është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale;
3. Për personin nën hetim E. I., është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale;
4. Për personin nën hetim A. I., është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale;
5. Për personin nën hetim L. T., është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale;
6. Për personin nën hetim L. Z., është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale;
7. Për personin nën hetim F. D., është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale;
8. Për personin nën hetim Ç. S., është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale;
9. Për personin nën hetim V. B., është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale;
10. Për personin nën hetim D. A., është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale;
11. Për personin nën hetim R. S., është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale;
12. Për personin nën hetim A. K., janë caktuar masat e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar përkatësisht nga nenet 233 dhe 234 të Kodit të Procedurës Penale;
13. Për personin nën hetim ZH. Z., janë caktuar masat e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar përkatësisht nga nenet 233 dhe 234 të Kodit të Procedurës Penale; dhe
14. Për personin nën hetim J. G., është caktuar masa e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale.
Gjithashtu, në kuadër të veprimeve hetimore të kryera, janë ushtruar kontrolle në subjektet tregtare që dyshohet se ushtronin veprimtari të palicencuar të këmbimit valutor, si dhe në banesat e administratorëve të këtyre subjekteve.
Nga kontrollet e ushtruara janë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, shuma të konsiderueshme monetare në valuta të ndryshme, konkretisht:
- 4.461.000 (katër milionë e katërqind e gjashtëdhjetë e një mijë) lekë;
- 92.390 (nëntëdhjetë e dy mijë e treqind e nëntëdhjetë) euro;
- 8.215 (tetë mijë e dyqind e pesëmbëdhjetë) paund britanikë;
- 220 (dyqind e njëzetë) franga zvicerane;
- 30 (tridhjetë) lira turke;
- 45 (dyzet e pesë) dirhamë.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve u sekuestruan edhe sende të tjera, të dyshuara si prova materiale, konkretisht:
- një armë sportive, tip pistoletë, me zara plastikë;
- një armë antike, tip pistoletë;
- një mjet i mprehtë antik, me këllëf;
- një mjet i mprehtë metalik, me bisht druri.
Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë Fier, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar të paligjshme, përcaktimin e rolit dhe përgjegjësisë së secilit person të përfshirë, si dhe administrimin dhe vlerësimin e të gjitha provave të mbledhura./Dosja.al
prokuroria e fierit
Aktualitet
8 Tetor 2026, 17:41
E.d
Pamje
LUSHNJË- Një aksident rrugor ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Plukut, në bypass-in e Lushnjës. Një automjet ti...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 17:37
Elton Qyno
Foto ilustruse
Një hetim i ri i hapur nga prokurori i SPAK, Olsi Dado, duket se ka vënë nën ndjekje penale për “Pastrim t&eu...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 17:29
E.d
Pamje
TIRANË- Policia ka shoqëruar drejt ambienteve të komisariatit tetë protestues, të cilët morën pjesë në p...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 17:13
E.d
SPAK
TIRANË- Hetimet kanë marrë një rrjedhë të re dhe një sërë lëvizjesh, pasi ditën e sotme SPAK i ...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 16:41
G.M
ASHK
ELBASAN- Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka emëruar një drejtues të ri në Drejtorinë Vendore të Elbasanit. Eve...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 16:37
G.M
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci
Lëvizja Vetëvendosje e mbështeti ndryshimin e Ligjit për Dhomat e...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 16:22
E.d
Pamje
ELBASAN- Një investigim i medias franceze AFP ngre shqetësime të forta për situatën mjedisore në Elbasan, ku inspektor&...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 15:33
E.d
Viola Haxhiademi
TIRANË- Ish-sekretarja e Belinda Ballukut dhe drejtoresha e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Viola Haxhiadem...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 15:26
E.d
Igli Tare
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e vilës së dytë...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 15:09
E. D
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës miratoi më 6 tetor ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Spec...