Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Vallja e Osman Takës, tashmë pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, kryeministri Rama: Simbol i identitetit çam

Shkruar nga Newsbomb
Vallja e Osman Takës, tashmë pjesë e Trashëgimisë
Fotomontazh

Vallja e Osman Takës është përfshirë në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë në rrjetet sociale një video të kësaj valleje, duke e cilësuar atë si një simbol të identitetit çam.

Vallja lidhet me figurën e Osman Takës nga Konispoli dhe është përcjellë brez pas brezi si pjesë e traditës kulturore shqiptare.

Në postimin e tij, Rama shkruante:

“Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë.

Simbol i identitetit çam, kjo valle mbart historinë, krenarinë dhe qëndresën e një tradite të përcjellë ndër breza. E lidhur me figurën legjendare të Osman Takës nga Konispoli, ajo ndërthur forcën dhe elegancën, duke shprehur trimërinë, sakrificën, solidaritetin dhe shpirtin e lirë”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese