Analisti Genc Burimi e quajti pozitive faktin që PD doli sot në krah qytetarëve për të kundërshtuar hartën territoriale të Ramës që parashikon shkrirjen e 15 bashkive.
Në një intervistë për ‘Task Force’ Burimi bëri dhe një paralelizëm mes protestave në Francë dhe atyre që po vijojnë në Tiranë prej 130 ditësh.
'Në Francë është një anije që nuk di ku po shkon, por pak vonë se kjo qeveri për 6 muaj bie. Është revolucion social kërkojnë përmirësimin e kushteve të jetesës.
Shqipëria ka një revolucion politik. Axhenda e të rinjve shqiptarë kërkojnë rrëzimin e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme. Kjo është arritje e madhe.
Ajo që më gëzoi ishte se pashë sot një PD më agresive. Kjo qeveri ka rënë.
PD sot nuk ka më kompleke. Kaloi dhe në rrugë. Sepse ‘armiku i armikut tim është miku im,’ tha Burimi.
© SYRI.net