Komisioneri europian pas takimit me Ramën: Shqipëria e ka vendin në BE, ruani ritmin e reformave
Komisioneri europian për Demokracinë, Drejtësinë, Sundimin e Ligjit dhe Konsumatorët, Michael McGrath, deklaron se Shqipëria është një nga vendet pararendëse në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale pas takimit me kryeministrin Edi Rama, McGrath thekson se Shqipëria “e ka vendin në BE”, ndërsa nënvizon se ende ka punë të rëndësishme për t’u bërë në rrugën drejt anëtarësimit.
“Shqipëria e ka vendin në BE dhe është një nga vendet pararendëse në procesin e anëtarësimit në BE”, shkruan McGrath.
Ai thotë se Bashkimi Europian do të vijojë ta mbështesë Shqipërinë në çdo hap të këtij procesi.
Sipas McGrath, në takimin me Ramën u diskutua përparimi i Shqipërisë në zbatimin e reformave në drejtësi dhe në fushën e sundimit të ligjit, të cilat i cilëson si “spirancën politike” të procesit të anëtarësimit.
Komisioneri europian vlerëson gjithashtu qeverinë shqiptare për progresin e arritur deri më tani.
“Ka një historik të fortë progresi dhe një ambicie të qartë. Tani, ky ritëm duhet të ruhet për të dhënë rezultate të qëndrueshme dhe të pakthyeshme”, shprehet McGrath.
Mazniku i përgjigjet Braçes: Lushnja kryen funksione që Divjaka nuk i bën
Zbardhet mesazhi i PD-së për strukturat: Kemi qenë shumë mirë sot, mblidhemi në orë 18:00 sërish
Braçes i fiket mikrofoni, por vijon të flasë kundër reformës! Deputetët e PD-së: Lëreni të flasë
- 18:31 Rubio: Portugalia, portë ideale për kompanitë amerikane të teknologjisë që kërkojnë qasje në Evropë
- 18:16 14 masa sigurie në Fier, dyshohen për këmbim valutor pa licencë! Sekuestrohen miliona lekë dhe valuta të huaja
- 18:07 Deepfake-t dhe AI “nën kontroll”, Danimarka përgatit ligjin e ri
- 18:05 SHBA, BE dhe Kina: Tre qasje të ndryshme për rregullimin e inteligjencës artificiale
- 17:59 Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit
- 17:54 Manchester City u shpall fajtor për shkelje të rregullave financiare, Haaland: Të qëndrojmë të bashkuar