5 muaj pa paga, futbollistët e Vllaznisë bojkotojnë stërvitjen

8 Tetor 2026 | 18:39

Tensionohet sërish situata te Vllaznia vetëm pak ditë para përballjes me Dinamon. Për shkak të pagave të prapambetura prej 4-5 muajsh, futbollistët kuqeblu kanë bojkotuar për të dytën ditë radhazi stërvitjen, ndërsa titullarët dhe pjesa më e madhe e ekipit nuk kanë zbritur në fushë.

Në seancën e dytë të parashikuar për ditën e sotme, nga ekipi i parë janë paraqitur fillimisht vetëm katër futbollistë të rinj, Bizi, Uldedaj, Tahiri dhe Ara, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës ka munguar.

Në ambientet e kompleksit sportiv kanë qenë të pranishëm presidenti Alban Xhaferi dhe drejtori i ri sportiv, Alban Hasani, të cilët kanë zhvilluar një takim me pjesëtarët e ekipit për situatën e krijuar.

Pas takimit, katër futbollistët dhe trajneri kanë zbritur në fushë për të zhvilluar seancën stërvitore, ndërsa titullarët dhe pjesa më e madhe e skuadrës kanë vijuar bojkotin.

Vllaznia ndodhet kështu në një situatë të vështirë, si në aspektin sportiv, ashtu edhe atë financiar. Kuqeblutë kanë siguruar vetëm dy pikë në pesë javët e para të kampionatit dhe aktualisht renditen në fund të tabelës, ndërsa problemet me pagesat nuk lidhen vetëm me futbollistët e ekipit të parë.

Sipas informacioneve të bëra publike, prej sezonit të kaluar mbeten të papaguara edhe pagat e trajnerëve të Akademisë së Vllaznisë. Kjo e vendos klubin përballë një situate të ndërlikuar, në një periudhë kur skuadra duhet të përgatitet për një tjetër sfidë të rëndësishme, atë ndaj Dinamos më 11 tetor në “Loro Boriçi”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manchester City u shpall fajtor për shkelje të rregullave financiare, Haaland: Të qëndrojmë të bashkuar

Erling Haaland u bëri thirrje të gjithëve te Manchester City të qëndrojnë të bashkuar në komentet e tij të para publike që kur klubi u...
17:54 | 08/10/2026

Falsifikoi certifikatat e vaksinimit të COVID-19, Xhaka dënohet me gjobë

Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, është dënuar me 50 ditë-gjobë, nga 3 mijë franga zvicerane secila, me kusht, në lidhje me falsifikimin e...
15:23 | 08/10/2026

UEFA Nations League/ Dalin në shitje biletat për sfidën Shqipëri- Finlandë në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare rikthehet në “Air Albania” më 12 nëntor, për një nga sfidat më të rëndësishme të saj në UEFA Nations League. Kuqezinjtë do të...
15:05 | 08/10/2026