Pas dështimit të protestës së sotme, ku me zor u mblodhën 100 veta, Mulit iu desh të lexonte edhe mesazhin e Klevisit, që e quante fitore. Mesazhi u drejtohej anëtarëve të PD-së në Tiranë, që në fakt nuk kishin qenë në protestë.
I pari që mori mesazhin ishte Lelo.
– Po ky për çfarë proteste flet? – tha. – Se s’po shoh njeri.
– E ka për këtë çetën e Sali Lushës, – i tha Muli. – Sa për të na e bërë simbol. Na gjeti belaja.
– Po çfarë thotë ai? Pse nuk ka mbledhur dot njerëz?
– Thotë që demokratët rrinë gjithë ditën në shtëpi dhe presin çfarë videoje do të dalë. Doktori ka 30 vjet që paralajmëron çdo javë video dhe nuk ka nxjerrë asnjë. Për një javë kanë dalë aq sa për 30 vjet. Kështu që s’kemi çfarë bëjmë. Vetë i kemi mësuar të presin video.
– Po mirë, Fatmiri ka hall dhe mund të presë video, por demokratët çfarë halli kanë?
– Epo, kanë shpresë mos del ndonjë femër socialiste, që të quhet arritje.
– Po të jetë për atë punë, ne jemi përpara, se Fatmiri është katër video para të tjerëve. Edhe TV Klan është një video para Topit, ndërsa “Ferma VIP” është në barazim me “Big Brother”. Festivali i Këngës në RTSH është 2 me 1 me “Këngën Magjike”, kurse “Gjeniu i Vogël” është 1 me 0 me “Ethet e së Premtes”. Kështu që socialistët janë mbrapa. Edhe shyqyr që janë mbrapa, se mendo t’i shikosh edhe duke bërë seks. Ne duke folur i shikojmë dhe na ikën truri.
– Po ky Klevisi më mirë të kishte bërë njoftim se pasdite do të shfaqnim video dhe të mbushej sheshi, sesa thotë: “Ejani të qëndrojmë”. Ashtu, të paktën, do të zhgënjeheshin nga mungesa e videove, por jo nga mungesa e pjesëmarrjes.
Lini një Përgjigje