Lajmi i fundit

TASK FORCE/ 84 vota, tensione në PS, Spiropali mesazh Ballukut

‘Territorialja, e dëmshme’, Koka: I prishet estetika elektorale piktorit, ndaj kërkon t’i shkrijë bashkitë

18:46, 08/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për gazetarin Bledian Koka, reforma Territoriale që pritet të kalojë në Parlament këtë të enjte, është një reformë e dëmshme për vetë qytetarët.

I ftuar në ‘Task Force’ në Syri Tv, Koka tha se kjo reformë është qartësisht e kuptueshme që nuk ka si qëllim, kursimin e parave të qyetarëve shiptarë, porse rritjen e administratës për qëllime elektorale.

Sipas Kokës,  qëllimi i kësaj reforme është thjesht elektoral, pasi kalkulimet politike i leverdisin kryeministrit për zgjedhjet vendore dhe qendore.

Unë e shoh domethënë atë që po ndodh sot në shesh, dhe gjithë reagimin që ka prodhuar reforma territoriale gjatë kësaj kohe, sidomos brenda radhëve të Partisë Socialiste, edhe me atë që po ndodh brenda grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Pra, nuk ka asnjë dyshim që Edi Rama i ka votat  për të votuar reformën territoriale. Siç nuk ka asnjë dyshim që reformën e kuptojnë të gjithë që është një reformë e dëmshme, është një reformë që nuk ka qëllimin të kursejë paratë e qytetarëve shqiptarë, sepse ajo qeveri që vjedh përditë qytetarët shqiptarë në të gjitha mënyrat, nuk është se po e bën këtë për të kursyer siç e shesin me fjalë.

Pra, s'ka për të kursyer rroga e të tjerë e të tjerë, sepse u pa që me reformën e mëparshme që u zvogëlua numri i bashkive dhe u rrit numri i administratës. Sepse sigurisht që ushtria e patronazhimit edhe e blerjes së votave, edhe shkëmbimi votë për vendin e punës dhe nevoja për një mazhorancë që kërkon të zgjerohet artificialisht dhe jo elektoralisht do të përdorë këtë lloj mekanizma, kjo dihet.

Por ndryshe nga hera e parë, unë mendoj që lajmi i mirë, qoftë i protestës jashtë, qoftë i tensionit në sallën brenda, është që po pasqyrohet brenda, dhe besoj kjo është po aq e rëndësishme për të diskutuar sot se si është atmosfera dhe temperatura brenda Partisë Socialiste. Sepse ne sot pamë një deputet të Partisë Socialiste që vetëm emrin nuk e tha por e artikuloi në formën e një paralajmërimi ose një kërcënimi, dhe po flasim për Elisa Spiropalin...

Po e rëndësishme, përdori kontrapunktin e Gaz Bardhit, pra e replikës me Gaz Bardhin, për t'i thënë që ty Belinda Balluku të rrethohej gjatë kohës që ishte në zgjedhje, por falë Zotit, ajo, në dijeninë time tha ajo, do shkojë atje ku e ka vendin. Pra, që brenda Partisë Socialiste ka tensione shumë të mëdha, kjo është shumë e rëndësishme. Dhe gjëja më e mirë që mund të bëjë galvanizimi i opozitës, galvanizimi i protestës, ndërgjegjësimi i atyre bashkive që kanë votuar qorrazi për Partinë Socialiste... me atë vetëdijen që ne jemi të majtë dhe e shohin se si ajo partia që i kanë shkuar qorrazi po e them edhe njëherë sot, me në krye Kuçovën po doni apo Poliçanin, që e votonin kështu nga 95% për Partinë Socialiste, sot e shikojnë që ajo parti thjesht i ka përdorur si hambar votash, si njerëz të cilëve u çonte kanatieren dhe ata e kishin të sigurt që do ta votonin, për të kuptuar se sa i vlerëson domethënë Partia Socialiste.

Dhe çfarë vizioni kishte nga ana tjetër opozita. Opozita kur thotë 100 bashki nuk është se ka hallin të fitojë vetë ca bashki, ka hallin që, duke qenë se shërbimi se dhe shërbimi është diskutim tjetër që duhet bërë. Por, duke u nisur nga eksperienca e asaj që ndodhi me braktisjen e shumë zonave me reduktimin e bashkive në vitin 2015, çfarë u prodhua? U prodhua shpopullimi, sepse mungesa e shërbimeve, prania e shtetit, mosprania e shkollave, mosprania e autoritetit shtetëror, sigurisht domethënë, e bën vendin pyll, siç ka qenë.

Dhe për mos t'u futur faktit që dakord, ne po bëjmë 45 bashki. Po çfarë pushteti kanë këto bashki? Çfarë fuqie kanë këto bashki? E pamë, me qira fjala, kur ndodhi... kur ndodhën djegiet, ndodhën zjarret e mëdhaja. Sot ke bashki që s'kanë asnjë zjarrfikëse. Sot kemi bashki që nuk menaxhojnë as ujin që pinë. Praktikisht, praktikisht, bashkitë e, siç ishin edhe këto që do reduktohen, sot janë agjenci civile praktikisht, sepse makinat e agjencisë civile po themi e merr kjo Illyrian Albania. Se, pra praktikisht, sot, ose i shkrijmë fare dhe rimendojmë, pra nuk ka nevojë thjesht për të bërë një thelë për të shtuar...

Qëllimi i kësaj reforme është thjesht qëllim elektoral. Pra, kemi problem me bashkinë e Kavajës neve? I rrasim një bashki të Peqinit, që të mundohemi ta administrojmë dhe mos të na e marrë më Fisnik Qosja. Kemi problem me bashkinë e Fushë-Arrëzit neve që na e kanë marrë këta të PD-së? E shkrijmë fare. Kemi problem me një bashki tjetër ku dëgjon... me Maliqin, që të na bëjnë edhe me lezet.

Në oazin e vërtetë... Pra se i prishet estetika piktorit. Dhe çfarë bëjmë? I fusim edhe një shkrirje Maliqit... E kupton? Dhe pyetja e madhe është: A është elektorale kjo? Po sigurisht që është elektorale, sepse po të mos ishte elektorale dhe po të ishte parimore, atëherë s'duhet të ekzistonte as bashkia e Vaut të Dejës. S'duhet të ekzistonte bashkia e Vaut të Dejës. Pse nuk e shkrijnë të Vaut të Dejës? Sepse bashkia e Vaut të Dejës në fakt janë votat e reformës.

Unë mendoj që sfida reale, për të parë se sa vlen lëkura e 84 votave të Partisë Socialiste nuk është sot reforma territoriale, fatkeqësisht megjithëse do të duhej të ishte. Nëse duam të bëjmë dhe të kuptojmë se çfarë ndodh dhe sa e brishtë është mazhoranca, ta shohim nëse kur dhe nëse do të vlerë, sigurisht kërkesa për tërheqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Aty do të shohim nëse ka apo jo, sepse informacionet e mia, informacionet e mia thonë që zoti Rama ka takuar deputetët një për një gjatë kësaj kohe, jo për t'i pyetur nëse do votonin reformën territoriale, se atë as nuk e diskuton. Po për të marrë mendimin e se çfarë qëndrimi do mbanin ata në raport nëse do të vinte hipotetikisht një kërkesë nga Spaku për Belinda Ballukun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco