Gazetari Sami Neza ka analizuar zhvillimet brenda Partisë Socialiste dhe përplasjet e fundit në mazhorancë, duke argumentuar se aktualisht është e vështirë të prodhohet një rezistencë e brendshme që mund të përballojë Edi Ramën.
I ftuar në emisionin ’Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Neza tha se deklarata për zhvillimin e zgjedhjeve në një ditë nuk duhet parë domosdoshmërisht si pasojë e përplasjes politike, ndërsa ngriti pikëpyetje mbi natyrën e konfliktit mes Ramës dhe Belinda Ballukut.
Sipas tij, përplasja mund të jetë parimore, por mund të jetë edhe një konflikt i brendshëm mes dy figurave që kanë qenë pjesë e rëndësishme e qeverisë.
Gazetari tha se, në këtë situatë, mbetet i vështirë krijimi i një rezistence brenda PS-së që të mund të sfidojë kryeministrin.
Sipas tij, një ndryshim i rëndësishëm brenda mazhorancës mund të vijë vetëm nëse Rama përballet me pasoja nga drejtësia. ‘Rama mund të përballohet vetëm nëse Rama ndëshkohet nga SPAK, atëherë brenda Partisë Socialiste natyrisht do ndodhë diçka’, deklaroi ai.
‘Në deklaratë se zgjedhjet do ta bëjë në një ditë, unë mendoj se s'ka të bëjë fare me ashpërsimin që pati nga debati. Unë mendoj se s'ka të bëjë ajo ka rëndësi të brendshme këtë. Nisi si një luftë e cila mund të jetë parimore, mund të mos jetë parimore midis saj dhe Ballukut.
Pse them mund të mos jetë parimore? Sepse të dyja kanë qenë në qeveri, të dyja kanë pasur poste të larta në qeveri dhe duke qenë ato në qeveri, është kjo qeveri që kemi. Është dhe kjo sjellje e qeverisë, e mazhorancës me qytetarët, edhe në rastin e reformës territoriale.
Kështu që vazhdoj të kem një besim që brenda Partisë Socialiste është shumë e vështirë të gjesh rezistencë, ose të prodhohet rezistencë e cila mund të përballojë Ramën të paktën tani për tani.
Rama mund të përballohet vetëm nëse Rama ndëshkohet nga SPAK, atëherë brenda Partisë Socialiste natyrisht do ndodhë diçka. Kurse sjellja e opozitës sot, për mua është normale. Sjellja e opozitës, nuk ka çfarë të bëjë tjetër opozita.
Opozita ka përdorur të gjitha mjetet, qoftë mjetet e buta, mjetet soft në parlament, qoftë mjetet e forta në parlament. Rezultati ka qenë njësoj. Edi Rama nuk ka dëgjuar.
Ne kemi parë që temperatura në parlament është rritur nga opozita, ka shkuar deri ku të pëlcasë. Dhe sërish rezultati ka qenë i njëjtë me rastet e tjera ku temperatura ka qenë normale, ka qenë debati normal. Rezultati ka qenë njësoj, sepse praktikisht ne nuk kemi pasur rezultat asnjëherë.
Nuk kemi rezultat sepse kjo është një mazhorancë që nuk dëgjon. Është edhe komode, nuk dëgjon sepse është edhe komode. Biles edhe kur i lëviz një numër, arrin që të ketë instrumenta të gjejë një numër brenda vetes, siç është puna e vullnetit të lirë. Ka instrumenta domethënë, vullneti i lirë është i milionerit. Domethënë, duhet të kishte integritetin e milionerit në fakt...
Ata janë të stabilizuar, megjithëse... Mazhoranca në raport me opozitën është stabilizuar, pavarësisht sjelljeve të ndryshme të opozitës, mënyrën se si qaset opozita vendimmarrjes së mazhorancës. Kemi një stabilitet që ditën që ata kanë ardhur në pushtet në 2013-ën e deri më sot. Nuk e kanë çarë kokën për këtë gjë, për shkak se kanë pasur një mazhorancë të cilësuar e para. E dyta kanë arritur të manipulojnë, qoftë opinionin, kanë arritur të...
Në Shqipëri konsensusi që Rama të largohet është maksimal. Po themi të gjithë shqiptarët e duan që Rama nuk bën më. Por nuk është ky konsensus për pjesën tjetër...
Megjithatë unë nuk jam se ka një ngërç. Ka lëvizje, ka dinamizëm sapo e thatë. Që gjërat kanë ndryshuar, domethënë të krahasosh me 2013-ën në fakt është gabim, sepse nuk krahasohen. Gati gati janë të pakrahasueshme. Po dinamika është. Sepse ne kemi një dobësim të qeverisë.
Kemi një dobësim të Ramës, kemi vajtjen në burg, vajtjen në hetim, të zyrtarëve më të rëndësishëm të Partisë Socialiste dhe të qeverisë së Edi Ramës.
Do të thotë se gjithsesi, pavarësisht se ata nuk dëgjojnë, ajo çfarë ka bërë opozita e ka dhënë efektin e vet. Është si pika e ujit që për një kohë të gjatë arrin të ndërtojë gjurmët e veta, shtegun e saj.’, tha Sami Neza në SYRI TV.
© SYRI.net
‘Territorialja, e dëmshme’, Koka: I prishet estetika elektorale piktorit, ndaj kërkon t’i shkrijë bashkitë
VIDEO/ Tomorri: Deputetët socialistë të marrin akt politik sot, ndryshe do të mbahen mend si tradhtarë
Protesta para kuvendit/ Burimi: Sot pashë një PD më agresive, kjo qeveri ka rënë moralisht