Nga Ervis Iljazaj
Sot Partia Demokratike dhe anëtarë të shoqërisë civile kanë protestuar përpara parlametit ku po diskutohej për ndryshimin e hartës territoriale të pushtetit lokal. Protesta në fakt duhet përshendetur dhe është një shenjë demokracie e shoqërisë shqiptare, pasi ligji në fjalë prek direkt interesat e komuniteteve lokale dhe qeverisjen e territorit, i cili është një elementë shumë i rëndësishëm për mënyrën e qeverisjes në Shqipëri.
Partia Demokratike dhe protestuesit kanë kundërshtuar këtë ndarje territoriale, që sipas tyre bëhet për arsye elektorale Një konstatim që edhe mund të jetë i vërtetë, por më shumë se sa përmbajtja e Reformës, porblemi i vërtetë qëndron te njëashmëria e votimit të saj, vetëm me votat e Partisë Socialiste në pushtet. Njësoj si në vitin 2015, ashtu edhe tani, Reforma Trritoriale dhe qeverisja e pushtetit lokal po bëhet vetëm nga forca politike në pushtet, pa dakortësinë e opozitës dhe komuniteteve të cilët janë pjesë e kësaj ndarjeje.
Ky mentalitet, është një mentalitet që cenon demokracinë shqiptare dhe forcon autoritarizmin e partisë në pushtet. Pa hyrë fare në përmbajtje të reformës, për të cilën mund të ketëargumenta pro dhe kundër, mënyra se si ajo po votohet, pa pjesmarrjen e opozitës , është toalisht në kundërshtim me interesin publik dhe demokracinë shqiptare.
Rezultati i zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025 i dha Partisë Socialiste 83 mandate, që bashkë me ato të PSD-së shkojnë 86. Mjaftueshëm për të miratuar në mënyrë të njëanshme ligje të rëndësishme që kërkojnë një mazhorancë të cilësuar prej 3/5. Dhe këto mandate padyshim që përbëjnë një kërcënim serioz për demokracinë e brishtë shqiptare. Ato rrezikojnë të kthehen në instrumenta të instalimit të plotë të asaj që quhet tirania e mazhorancës, ose e një pale politike. Duke votuar një reformë kaq të rëndësishme, si ajo terriotoriale, Partia Sociliaste po i hap rrugë votimit në mënyrë po të njëanshme edhe sistemit zgjedhor, kodit të procedurës penale, apo ligjeve të tjera që kërkojnë 84 vota. Këto janë efektet e para të 84 mandateve të Partisë Sociliaste, efetet të cilat duke parë mentalitetin do të vashdojnë të zgjerohen në shumë hapësira të sistemit institucionale shqiptare.
Pavarësisht se qytetarët i dhanë 83 mandate Partisë Socialiste, kjo nuk i jep të drejtën që të vendosë për çështje që i përkasin të gjithëve në mënyrë të njënashme. Kostituentët kur kanë vendosur që miratimi i disa ligjeve të rëndësishme të votohet me 84 vota kanë patur parasysh bashkëpunimin pozitë-opozitë, sepse këto ligje nuk janë thjesht çështje qeverisjeje të një politike të caktuar, por ligje që prekin sistemin ligjor dhe politikën që na përket të gjithëve. Dhe nëse miratohen në mënyrë të njëanshme, cënojnë demokracinë shqiptare dhe forcojnë poztitat dominuese të partisë në pushtet. Duke u sjellë në këtë mnëyrë, Partia Socialiste nuk po mendon të forcojë interesat e qëverisjes dhe demokracisë në Shqipëri, por të forcojë pozitat e saj në garën demokratike në raport me kundërshtarët.
Në shumë vende demokratike, ndryshimi i sistemeve zgjedhore bëhet me një mazhorancë të thjeshtë, por ansjëherë partisë në pushtet nuk i shkon ndërmend të bëjë një reformë të tillë pa dakortësinë e opozitës. Sepse kur bëhet fjalë për rregullat e perbashkëta të lojës, ato kanë domsdoshmërisht nevojë për konsensus politik. Në të kundërtën, gara demokratike shkon në favor të partisë në pushtet dhe krijon konflikte sociale dhe politike, ashtu sikurse po i krijon dhe Reforma Territoriale që po diskutohen në parlament. Në demokraci mënyra e vendimarrjes është thelbësore. Madje, është elementi kryesor që e dallon atë nga autoritarizmi.
Marrë nga Mapo.al
Lini një Përgjigje