Korreshi: Harta e re po fut në sherr Lushnjen me Divajkën, ju ka zënë ferra sytë

8 Tetor 2026 | 19:21

Debati për hartën e re territoriale është shoqëruar me kundërshtime edhe nga deputeti demokrat Saimir Korreshi, i cili gjatë fjalës në Kuvend u ndal te propozimi për bashkimin e Divjakës me Lushnjën.

Korreshi tha se ky ndryshim nuk mbështetet nga banorët dhe se vendimi ka sjellë përplasje mes dy komuniteteve. Ai e lidhi reformën edhe me rezultatin zgjedhor të socialistit Ceno Klosi në Divjakë.

“Ju keni futur edhe sharjen e urrejtjen mes lushnjarëve e Divjakës. Askush nuk e do këtë bashkim, përveç kryetares që i vente deti në derën e bashkisë”, tha Korreshi.

Deputeti i PD-së kundërshtoi gjithashtu argumentin se ndryshimi i hartës territoriale do të sjellë shërbime më të mira për qytetarët. Ai ngriti kritika për pastrimin, menaxhimin e territorit dhe gjendjen e infrastrukturës në zonë.

“Pretendoni shërbime publike? Po ju s’keni hale. Sot e gjithë bashkia është patronazhim nga i pari te i fundit. Në 2014 i thatë do ulim shpenzimet. Kazanët e plehrave një herë në javë pastrohen në Lushnjë. Ndizen zjarre në mes të qytetit”, u shpreh ai.

Në vijim të fjalës, Korreshi foli edhe për problemet në zonat bujqësore dhe rezervuarët e Myzeqesë.

“Juve ju ka zënë ferra sytë, kallami është bërë si hu nëpër parcela. Asnjë nga rezervuarët e Myzeqesë nuk i punojnë portat hyrëse e dalëse. Iu ngeci peshku”, deklaroi deputeti demokrat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Komisioneri europian pas takimit me Ramën: Shqipëria e ka vendin në BE, ruani ritmin e reformave

Komisioneri europian për Demokracinë, Drejtësinë, Sundimin e Ligjit dhe Konsumatorët, Michael McGrath, deklaron se Shqipëria është një nga vendet pararendëse në procesin e anëtarësimit në...
18:34 | 08/10/2026

Mazniku i përgjigjet Braçes: Lushnja kryen funksione që Divjaka nuk i bën

Deputeti socialist Erion Braçe kundërshtoi gjatë fjalës së tij në Kuvend propozimin e Partisë Socialiste për hartën e re territoriale, duke shprehur rezerva për mënyrën...
17:22 | 08/10/2026

Zbardhet mesazhi i PD-së për strukturat: Kemi qenë shumë mirë sot, mblidhemi në orë 18:00 sërish

Pas protestës së zhvilluar paraditen e sotme kundër reformës territoriale, në rrjetet sociale po qarkullojnë mesazhe për rikthimin e qytetarëve në protestë edhe gjatë pasdites....
17:03 | 08/10/2026