8 Tetor 2026, 19:22
Nga E.d
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka kritikuar Reformën e re Territoriale të propozuar nga PS-ja, e cila synon shkrirjen e disa bashkive dhe bashkimin e tyre me disa të tjera. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Korreshi deklaroi se banorët e Divjakës kundërshtojnë bashkimin me Lushnjën, duke akuzuar mazhorancën se po merr vendime në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve.
Më tej, ai u ndal edhe te gjendja e shërbimeve dhe institucioneve vendore, duke pretenduar se bashkitë nuk kanë arritur të ofrojnë shërbime të mjaftueshme për qytetarët. Sipas deputetit demokrat, zgjerimi territorial i bashkisë nuk garanton automatikisht përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
Saimir Korreshi: A keni guxim ju që morët qoftë edhe një votë me ju dalë dhe me u përballë, me i thënë atyre banorëve se pse po ia hiqni, në kundërshtim me të gjithë ata që ua kanë hequr mandatin, ua kanë çmandatuar, duke filluar që nga kryetari i bashkisë suaj. Sot banorët e Divjakës ishin të gjithë aty, sepse nuk e duan bashkimin me Lushnjën dhe jo vetëm kaq. Ju këtu futni dhe sharjen midis Lushnjës dhe Divjakës. Urrejtjen midis lushnjarëve dhe divjakasve se ua kaluat përtej. Askush nuk e do këtë bashkim. As Lushnja me Divjakën dhe as Divjaka me Lushnjën. Përveç kryetares, që dinte që do t’i vinte deti në derë të bashkisë.
Kjo është e vërteta e hidhur. A mendoni ju se do jepni shërbime? Por ju keni halë njësitë administrative. Sikur shkon në banjo publike, çfarë shërbimi keni dhënë ju? E keni që në 2007-të Lushnjën. Dhe tani që do marrë Divjakën, do u zhvilloka, ëëë. Hajde t’i shikojmë. Shkojmë te njësia, qenef. Shkojmë te tjetra, halë, kanë rënë dhe hekurat. Mirë tarraca. Era halë vjen atje. Ju i shërbeni njerëzve brenda në qenef. Si do ta rregulloj unë etikën? Nuk ka temë tjetër për ta rregulluar.
Nuk mund të ofrohet shërbim në qenef, por ju e bëni. A i patë ju këto, se në çfarë derexhe ishte gjendja civile në Lushnjë? Thanë: ka kaluar buxheti në fillim të vitit, opingat. As certifikatë toke, as leje ndërtimi, asnjë. E kur do ta bëke ti, se do bashkohet me Divjakën? Apo prisni të bashkoheni dhe kjo kryetarja të bënte një të madhe? Ju thoni se nuk do hiqen. Këtej gënjeni, këtej nuk dini çfarë të gënjeni. E vërteta është që nuk do ketë më shërbim fare, askund, zero./Dosja.al
saimir korreshi
Politike
8 Tetor 2026, 17:42
G.M
Arbjan Mazniku
TIRANË- Debati për reformën territoriale ka sjellë përplasje edhe brenda Partisë Socialiste, teksa deputeti Er...
Politike
8 Tetor 2026, 17:10
G.M
sali berisha
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka shtyrë shqyrtimin e kërkesës së kreut të demokratëve Sali Berisha, për ...
Politike
8 Tetor 2026, 17:00
G.M
pamje
TIRANË- Partia Demokratike ka vlerësuar pozitivisht protestën e zhvilluar ditën e sotme jashtë ambienteve të Kuvendit, ...
Politike
8 Tetor 2026, 16:59
E.d
Pamje
TIRANË- Një situatë e paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme në Kuvend, ku ndërsa deputeti socialist Erion Bra...
Politike
8 Tetor 2026, 16:51
E.d
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe ka kritikuar Reformën e re Territoriale, e cila është propoziar ...
Politike
8 Tetor 2026, 16:20
G.M
Berisha-Klosi
TIRANË- Debati për reformën territoriale ka sjellë përplasje në Kuvend mes deputetit socialist Blendi Klos...
Politike
8 Tetor 2026, 16:14
E.d
Eno Bozdo
TIRANË- Deputeti demokrat, Eno Bozdo ka kundërshtuar Reformën e re Territoriale. Gjatë fjalës së tij në K...
Politike
8 Tetor 2026, 16:03
E.d
Taulant Balla
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar se Reforma Territoriale lidhet m...
Politike
8 Tetor 2026, 16:00
G.M
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka reaguar ashpër ndaj mënyr&eum...
Politike
8 Tetor 2026, 15:55
E.d
Luçiano Boçi
TIRANË- Deputeti demokrat, Luçiano Boçi ka deklaruar se Reforma e re Territoriale, e cila është...