• Kontakt
Thursday, October 8, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandal me Rafinerinë e Cërrikut! Ankandi në KPP, dyshja e “Alb Building” paguan paratë pa firmosur kontratë

19:34 : 08/10/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Skandali i ankandit korruptiv për shitjen e truallit të ish Rafinerisë së Cërrikut ka marrë të tjera përmasa. Kompania Alb Building pagoi paratë e blerjes së truallit të Rafinerisë tek kompania shtetërore në likujdim Petrol Alba, ndërsa proçedura e shitjes ishte në shqyrtim nga Komisioni i Prokurimeve Publike për shkak të ankimimit të një konkurrenti.

Por skandali nuk ndalet këtu. Ish administratori i Petrol Alba-s, Islam Mana, shkoi më tej dhe i shpenzoi paratë, ndërsa ankandi i shitjes së truallit ishte ende në ankimim. Ky veprim ka shkelur udhëzimet e përbashkëta të Ministrisë së Drejtësisë dhe Financave si dhe ligjin për noterin.

Sipas ligjit, vlera monetare mbahet në llogarinë e noterit deri në momentin e nënshkrimit të kontratës dhe kalimit të pronësisë. Por Islam Mana dhe Alb Bulding nxituan ta bënin fakt të kryer shitjen duke shkelur disa ligje njëkohësisht sepse kjo ishte mënyra e vetme që fituese e ankandit të shpallej kompania Alb Building.

Ankandi

Lexo edhe:

KPP përmbys fituesin, Shëndelli mashtroi me letrat në tenderin 2.2 mln euro të ujësjellësit

Ankimohet në KPP tenderi për studimin e fizibilitetit të menaxhimit të ujërave të shiut në Vlorë

Kompania Petrol Alba e shpalli ankandin për shitjen e truallit të ish Rafinerisë së Cërrikut në 12 mars 2025. Ankandi parashikonte shitjen e dy pasurive të mëdha tokësore me një sipërfaqe totale prej 48,150 m² truall dhe ndërtesa. Vlera fillestare e përcaktuar nga shteti për këtë sipërfaqe ishte vetëm 31,2 milionë lekë.

Thellohet skandali i Rafinerisë së Cërrikut/ Dyshja e Alb

Në garë u paraqitën katër konkurrentë, ku përfshiheshin shoqëritë tregtare “Alb Building” shpk dhe “DEHA 2010” shpk, si dhe dy kandidatë blerës si individë, z. Gerti Shanaj dhe z. Antion Dollani.

Që në fazën e parë, komisioni i ankandit skualifikoi dy individët dhe hapi vetëm ofertat e kompanive, duke shpallur fitues “Alb Building” shpk me vlerën 35 milionë lekë pa TVSH, çka përkthehet në vlerën e ulët prej vetëm 728.57 lekësh për metër katror truall industrial.

Shanaj paraqiti menjëherë ankesë duke argumentuar se kishte dorëzuar deklaratat e viteve 2022, 2023 dhe 2024, pasi afati i ligjshëm për vitin 2024 mbyllej më 31 mars 2025 dhe ky konsiderohej viti i fundit i mbyllur. Ai pretendoi se komisioni kishte vendosur qëllimisht kritere konfuzuese jashtë ligjit bazë me synimin e vetëm për të përcaktuar fituesin pa garë.

Sipas Ligjit “Për Ankandin Publik”, sapo një konkurrent dorëzon ankesë me shkrim, autoriteti shitës ka detyrimin ligjor të pezullojë menjëherë procedurën derisa ankesa të shqyrtohet plotësisht. Gerti Shanaj e dorëzoi ankesën e tij më 18 mars 2025, por në vend që të ngrinte garën, likuidatori në detyrë i “Petrol Alba”, Islam Mana, ndërmori një sërë hapash të shpejtë brenda të njëjtës ditë, më 20 mars 2025.

Ai nënshkroi formularin e njoftimit të fituesit dhe njoftimin e shpalljes së fituesit për Alb Building, si dhe ia dërgoi shkresat Agjencisë së Prokurimit Publik duke kërkuar publikimin e menjëhershëm në Buletin, gjë që u pasqyrua në Buletinin Nr. 14 të datës 25 mars 2025.

Pak ditë më vonë, Alb Building pagoi paratë dhe Mana shkoi më tutje duke i kaluar nga llogaria e noterit në llogarinë e Petrol Albas dhe më pas i shpenzoi. E gjitha kjo ndërsa KPP kishte marrë vendim sakaq për pezullimin e ankandit. Tashmë çështja ndodhet në Gjykatën e Lartë.

Hija e Alketa Përnaskës

Islam Mana ishte një likujdator i rëndomtë i shtetit. Ai u emërua si në krye të proçesit të likujdimit të Petrol Albas në qershor të vitit 2024 me firmë të Blendi Gonxhes dhe dyshimet janë se u emërua në këtë post pikërisht për ankandin e truallit të Rafinerisë së Cërrikut.

Thellohet skandali i Rafinerisë së Cërrikut/ Dyshja e Alb

Nxitimi për ta bërë shitjen fakt të kryer në kundërshtim të plotë me disa ligje njëkohësisht, ishte mënyra e vetme për të shpallur fituese kompaninë Alb Building. Por Islam Mana ishte një punonjës i niveleve të ulëta të shtetit, që nuk mund ta kishte dot këtë guxim.

Një burim nga brenda Petrol Albas tha se hija që ka lëvizur fijet pas pas gjithë kësaj skeme dyshohet se është Alketa Përnaska, ish sekretarja e Përgjithshme e Gonxhes, e cila sot ka kaluar në drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Thellohet skandali i Rafinerisë së Cërrikut/ Dyshja e Alb
Alketa Pernaska, ish SP ne ministrine e Ekonomise

Mana ka vepruar nën udhëzimet që merrte nga ministria e Ekonomisë, ndërkohë që Pëllumb Beta dhe Odhise Bersha nxitonin të shtinin në dorë falas dhe me një proçes tërësisht në shkelje të ligjit truallin dhe ndërtesat e ish Rafinerisë./ kapitali.al

Etiketa: Alb BuildingAlketa PërnaskaIslam ManakppPetrol Alba-sRafineria e Cërrikut

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPP përmbys fituesin, Shëndelli mashtroi me letrat në tenderin 2.2 mln euro të ujësjellësit

20:32 : 29/09/2026
AKTUALITET

Ankimohet në KPP tenderi për studimin e fizibilitetit të menaxhimit të ujërave të shiut në Vlorë

14:16 : 26/08/2026
AKTUALITET

KPP rrëzon AKSHI-n/ Merr fund saga e tenderit 8 mln euro të fiskalizimit, fitojnë kroatët

18:15 : 20/08/2026
AKTUALITET

Lista me emra/ Njeriu i Ulsi Manjës në krye të KPP, Balluku kap institucionin

16:44 : 11/07/2026
AKTUALITET

SPAK indicie për përfshirjen e anëtarëve të KPP/ Meksi: Përgjimet kanë kapur pazarin

15:50 : 09/07/2026
AKTUALITET

SPAK kërkoi pushimin e çështjes, GJKKO kthen për plotësim dosjen e Jonaid Myzyrit

11:17 : 25/05/2026

TË GJITHA

Skandal me Rafinerinë e Cërrikut! Ankandi në KPP, dyshja e “Alb Building” paguan paratë pa firmosur kontratë

19:34 : 08/10/2026

WSJ publikon mesazhet e ambasadores së SHBA në Greqi: Zemër, m’i nis 100 mijë dollarë sot

19:28 : 08/10/2026

Ishte vetëm pak hapa larg rrezikut/ Françeska Murati: Desh ika në botën tjetër

19:25 : 08/10/2026

Vezë e domate drejt policisë, 8 protestues shoqërohen pas tubimit para Kuvendit

19:19 : 08/10/2026

Gjendet trupi i dekompozuar i një personi në Kurbin

19:06 : 08/10/2026

Zjarr në afërsi të Liqenit të Viroit

19:01 : 08/10/2026

Dy autobusë në flakë pas goditjes ruse me 33 viktima, Zelensky: Ky sulm nuk do të mbetet pa përgjigje!

18:48 : 08/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com