Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Policia në gatishmëri për protestën, efektivi tërheq vëmendjen e të gjithëve! DETAJI gjerman në uniformë, mungesë materiale apo cilësi e dobët?!

Shkruar nga Newsbomb
Policia në gatishmëri për protestën, efektivi tërheq
Efektivi i policisë me uniformë gjermane

Policia e Shtetit ka qenë në gatishmëri të plotë sot para Kuvendit, ku është zhvilluar protesta e opozitës, ndërsa në seancën plenare pritet të votohet Reforma Territoriale. Për mbarëvajtjen e tubimit janë angazhuar edhe efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët kanë qëndruar gjatë gjithë ditës në gatishmëri, në numër të lartë, përballë protestuesve.

Por, mes uniformave dhe pajisjeve mbrojtëse të efektivëve, një detaj ka tërhequr vëmendjen. Një prej efektivëve të FNSH-së, i pajisur me skafandër dhe mbrojtëse trupore, mbante veshur një uniformë ku shkruhej “Polizei”, termi në gjermanisht për policinë.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për mungesë të bazës materiale, një pajisje të siguruar nga jashtë apo thjesht për një zgjedhje të efektivit. Detaji, megjithatë, nuk ka kaluar pa u vënë re gjatë protestës së sotme para Kuvendit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese