Kuvendi në maratonë për ‘Territorialen’/ Protestuesit s’ndalen, stoikë përballë Policisë

19:27, 08/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qytetarët nuk janë tërhequr nga protesta e tyre, e cila vijon që prej paradites së kësaj të enjteje, 8 tetor, ku Kuvendi është mbledhur për të diskutuar e më pas hedhur në votim, Reformën Territoriale.

Pavarësisht shiut që ka nisur, protestuesit nuk janë tërhequr dhe vazhdojnë të qëndrojnë stoikë edhe përballë forcave policore, të cilat nuk e kanë kursyer dhunën, gazin lotsjellës dhe sprajin djegës ndaj qytetarëve që me të drejtë kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive në vend dhe bashkimin e tyre me disa më të mëdha.

Ata e argumentojnë shkrirjen me shpopullimin e mëtejshëm të zonave, largimin e shërbimeve, sikurse vështirësinë e jetësës së banorëve që preken nga harta teritorialo-administrative.

Po ashtu gjatë ditës, protesta është shoqëruar me skena të dhunshme nga ana e forcave policore, ku këto të fundit kanë shoqëruar disa prej tyre në komisariatet e kryeqytetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco