"Dyfisho Sipërmarrjen Tënde"/ Rama: Aplikimet që hasin pengesa te bankat do të kenë mbështetjen e Ministrisë
...
Politike
"Mazniku, simpatiku që nuk e di nga i bie Lushnja"/ Korreshi nuk i kursen batutat për Hartën Territoriale: Keni futur sharjen mes Divjakës dhe Lushnjës
Korreshi kundërshtoi bashkimin e Divjakës me Lushnjën dhe akuzoi mazhorancën se me hartën e re po krijon përplasje mes dy vendeve.
8 Tetor 2026, 19:32Nga E.d
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka ironizuar në Kuvend Reformën e re Territoriale të propozuar nga mazhoranca, duke përdorur batuta ndaj bashkëkryetarit të Komisionit për Reformën, Arbjan Mazniku.
Korreshi kundërshtoi bashkimin e Divjakës me Lushnjën dhe akuzoi mazhorancën se me hartën e re po krijon përplasje mes dy vendeve. Duke iu referuar Maznikut, Korreshi tha se ai nuk e njeh situatën në Lushnjë dhe Divjakë, ndërsa hodhi poshtë argumentin se bashkia e Lushnjës ofron më shumë shërbime urbane.
Saimir Korreshi:Unë do ta nisja me një fraza të vjetër. ‘Bir Selmani i nënës kë të qaj më parë, detin që do më vijë afër apo liqenin që më kanë tharë’. Gëzon kryetarja se do i vijë deti afër. Por gjatë tranzicionit na thatë liqenin. Mazniku simpatiku, ai që nuk e di nga i binte Lushnja. ‘Kishte shërbime urbane bashkia Lushnje dhe nuk kishte Divjaka’. Gënjen. Divjaka ka, lidhet nga Çerma në Divjakë. Ne në Lushnje s’kemi. Deri te rotonda e Plugut kemi, dhe atë e çojmë me të shtyrë. Këto shërbime ofron me nder jush bashkia Lushnje. Siç ofron shërbimin zjarrfikëse, që flenë të gjithë atje dhe e bëjnë rrëzë pemës./Dosja.al