AKTUALITET /

Bie zjarr në Selenicë të Vlorës, flakët afrohen pranë banesave

Shkruar nga Versus

Bie zjarr në Selenicë të Vlorës, flakët afrohen

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Kotë në Bashkinë e Selenicës, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi dhe rrezikojnë banesat pranë zonës së përfshirë nga zjarri.

Për shuarjen e flakëve në terren kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse nga Vlora, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt zonës së banuar.

Ndërhyrja e zjarrfikësve vijon, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar zjarrin./Versus.al

Poll