Berisha sërish nga Kuvendi: Po asgjesoni 15 bashki, ku është ajo Xhaçka?
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kundërshtoi në Kuvend reformën e re administrativo-territoriale, duke akuzuar mazhorancën se po përdor terminologjinë për të justifikuar shkrirjen e 15 bashkive.
Berisha e cilësoi reformën si një rast të “korrupsionit të gjuhës”, ndërsa hodhi akuza edhe ndaj deputetes Olta Xhaçka.
“Forma më e lartë e korrupsionit të gjuhës, akti më i rëndë i korrupsionit. Jo vetëm i gjuhës, por edhe i mendimit. Këta asgjësojnë 15 bashki, prej të cilave kanë performancë shumë të mirë, kanë ekipe me aktivitete të shquara, ekipe me kampionë… prej të cilave ka performancë më të mirë se këta ekzekutueset, dilni ju këtu bëni avokatinë më të turpshme. Por termat që përdorni janë përdhosje e plotë gjuhës shqipe.”
Sipas Berishës, mazhoranca po përdor gjuhën për të kamufluar, sipas tij, atë që po ndodh me hartën territoriale.
“Përdorni fjalë të kësaj gjuhe të bukur për t’u fshehur realitetin shqiptarëve, për t’u dhënë me fjalë. Një realitet që nuk ekziston, për të mbrojtur aferat tuaja korruptive.”
Më tej, Berisha iu drejtua Xhaçkës me akuza për kontrabandë gjatë kohës që ajo drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes.
“Ku është kjo Xhaçka? E morët vesh që në kohën kur ka qenë ministre e Mbrojtjes ka luajtur kontrabandën? Sot ajo vjen, voton verbërisht, për të mbrojtur kontrabandat që ka bërë me të shoqin. Kjo është çështje e madhe shumë. Këta i detyrojnë të dalë ai. Si ka mundësi të silleni në këtë mënyrë? Mashtrimet e këtyre nuk përfundojnë kurrë”, tha Berisha.
Korreshi: Harta e re po fut në sherr Lushnjen me Divajkën, ju ka zënë ferra sytë
Komisioneri europian pas takimit me Ramën: Shqipëria e ka vendin në BE, ruani ritmin e reformave
Mazniku i përgjigjet Braçes: Lushnja kryen funksione që Divjaka nuk i bën
- 20:05 Ministri Chrysochoidis pret në Athinë ministrin e Brendshëm turk, në fokus bashkëpunimi në siguri
- 20:03 Përfundojnë ekzaminimet pas vdekjes së studiueses në Siberi, Rusia: 5 mijë teste pa rezultat shqetësues
- 19:59 Senatorja Shaheen: Bosnja të largohet nga Rusia dhe ta vazhdojë rrugën drejt BE-së e NATO-s
- 19:47 Çfarë duan protestuesit studentorë francezë dhe çfarë po ofron qeveria?
- 19:43 Italia miraton reformën zgjedhore, opozita: E bën që të fitoi zgjedhjet Meloni
- 19:39 Protesta e 131 zhvendoset nga “Bulevardi” drejt parlamentit, protestuesit kundra Reformës Territoriale