AKTUALITET /

Prej mëngjesit në protestë, qytetarët nuk pyesin për shiun, mblidhen sërish te Kuvendi

Ndër kërkesat e protestuesve është anulimi i votimit për hartën e re territoriale, si dhe dorëheqja e qeverisë.

Shkruar nga Versus

Prej mëngjesit në protestë, qytetarët  nuk pyesin për

Protesta e 131-të është zhvilluar sot para Kuvendit të Shqipërisë, ku po mbahet seanca plenare për votimin e reformës së re territoriale të propozuar nga mazhoranca.

Protestuesit janë mbledhur që prej orëve të paradites përballë godinës së Parlamentit, duke kundërshtuar projektin për ndarjen e re administrative. Tubimi është shoqëruar me pankarta dhe thirrje kundër reformës.

Ndër kërkesat e protestuesve është anulimi i votimit për hartën e re territoriale, si dhe dorëheqja e qeverisë.

“Duhet të shkrihet qeveria dhe jo bashkitë e vendit”, është një prej mesazheve të përcjella gjatë protestës.

Protesta po zhvillohet përballë një pranie të shtuar të forcave të policisë, të cilat kanë vendosur një kordon sigurie pranë godinës së Kuvendit./Versus.al

Poll