Trump: Nuk sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të 3 nëntorit në SHBA
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, siguroi se Uashingtoni...

Dhjetëra njerëz janë vrarë nga një sulm rus në qytetin ukrainas, Kramatorsk, të enjten, sipas autoriteteve vendase, një ditë pasi një valë sulmesh vdekjeprurëse la të paktën 25 njerëz të vdekur në mbarë Ukrainën. Numri i të vrarëve nga sulmi në Kramatorsk është rritur në 33, ndërsa 18 të tjerë janë plagosur, sipas raportimeve të fundit nga autoritetet rajonale dhe zyra e prokurorit.
Pamjet e realizuara nga korrespondenti i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Horbatenko, i cili e vizitoi vendin pak pas sulmit, tregojnë dy autobusë të shkrumbuar nga sulmi, ndërsa në vendngjarje shihen trupa të pajetë.
“Trupat janë të shtrirë pikërisht në mes të rrugës”, tha korrespondenti i Radios Evropa e Lirë, duke përshkruar pasojat e sulmit vdekjeprurës.
Prokuroria Rajonale e Donjeckut tha se sulmi rus goditi dy autobusë të mbushur me udhëtarë. Prokuroria tha se forcat ruse me gjasë përdorën bomba të telekomanduara për t’i goditur automjetet. Sulmi ndodhi një ditë pasi u raportua se të paktën 25 njerëz u vranë në mbarë vendin, përfshirë dy në kryeqytetin Kiev, gjatë valës së sulmeve të së mërkurës.
Ky sulm ishte vazhdimësi e sulmeve pothuajse të përditshme, të cilat janë rritur vazhdimisht, në një kohë kur Kremlini po përballet me vështirësi në frontin e luftës. Në Priluki, rreth 150 kilometra në lindje të Kievit, ekipet e shpëtimit kërkuan nën rrënojat e një ndërtese të shkatërruar banimi për të mbijetuar pas një sulmi me raketa ruse të mërkurën, i cili vrau 22 njerëz, përfshirë pesë fëmijë.
Forcat ruse “shkatërruan” një ndërtesë banimi “si dhuratë për ditëlindje për Putinin”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një postim në X, duke e cilësuar atë si një nga sulmet “më të poshtra” të kohëve të fundit. Ai theksoi se sulmet e së mërkurës në mbarë Ukrainën ndodhën në ditëlindjen e presidentit rus, Vladimir Putin. Me afrimin e dimrit të pestë që nga fillimi i luftës, sulmet ruse ndaj Ukrainës janë bërë të përditshme.
Moska më parë ka kërkuar ta detyrojë Kievin t’i pranojë kërkesat e saj të ashpra duke sulmuar infrastrukturën energjetike të vendit dhe duke lënë mijëra njerëz pa ngrohje ose energji elektrike mes temperaturave të acarta.
Megjithatë, që nga ky vit, Kievi u është përgjigjur gjithnjë e më shumë sulmeve ruse me një fushatë sulmesh me rreze të gjatë, që kanë shënjestruar objekte ushtarake dhe energjetike brenda Rusisë, si dhe me sulme me rreze të mesme që kanë shënjestruar pikat kryesore logjistike ruse në rajonet lindore dhe jugore të pushtuara të Ukrainës.
Sipas kanaleve monitoruese në Telegram, dronët ukrainas goditën të enjten një qendër të dhënash të Yandex-it në rajonin rus të Rjazanit, duke shkaktuar zjarr dhe duke e detyruar kompaninë ta pezullojë punën në këtë objekt, i cili strehon dhjetëra mijëra serverë.
Yandex, kompania kryesore ruse e inteligjencës artificiale dhe teknologjisë, konfirmoi sulmin ndaj qendrës së saj në Sasovo, një nga pesë qendrat e mëdha të dhënash që ajo zotëron. Kompania tha se po rikthente shërbimet e prekura.
Forcat ukrainase goditën gjithashtu të njëjtën ditë rafinerinë e naftës dhe kompleksin petrokimik Gazprom Neftekhim Salavat në Bashkortostan, duke shkaktuar zjarr, sipas ushtrisë ukrainase. Mbrojtja ajrore ruse kapi dhe shkatërroi 399 dronë ukrainas gjatë natës, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes të enjten. /REL
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, siguroi se Uashingtoni...
Kancelari Friedrich Merz priti kryeministrin relativisht t...
Rreth 50 të dyshuar janë arrestuar në një aksion policor n...
Komisioni Europian dëshiron t'i japë një impuls të ri proc...
Pagat reale, pagat e përshtatura për inflacionin parashiko...
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të mërkurën se d...
Anëtarët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) kanë...
Policia e Kosovës ka ndërprerë një tubim që po zhvillohej ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Irani nu...
Justina Shiroka Pula është inauguruar të mërkurën si presi...
Bashkimi Evropian ka thënë se është thellësisht i shqetësu...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, Dirk Schuebel, ...
Shtatë persona kanë mbetur të plagosur nga një sulm me thi...
Shkencëtarët Henri Kagan dhe Kenso Soai janë shpallur fitu...
Komisionarja europiane për Zgjerim, Marta Kos, ka paralajm...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka zbarkuar në A...
Izraeli shënon sot tri vjet që nga sulmet e Hamasit më...
Një e burgosur në SHBA e dënuar me vdekje, e cila i mbijet...
Ministrat e Brendshëm të BE-së u takuan në Luksemburg më 1...
Justina Shiroka Pula është zgjedhur presidente e Kosovës m...
Rruga Tiranë-Elbasan ishte një nga projektet dhe investime...
Pas zbërthimit të raportit të KLSH-së për lumin Lana ku u ...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka denon...
Afera e inceneratorëve është një nga më të mëdhatë dhe...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Shtetit ka dalë me reagim zyrtar lidhur me incid...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të ...
Një shtetas shqiptar humbi jetën në një aksident në punë n...
Një 45-vjeçar është arrestuar në Cërrik pasi akuzohet se k...
Ballkani Perëndimor tashmë ka një kuadër të përbashkët për...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Gjatë paradites në një pjesë të mirë të territorit do të j...
Dhjetëra njerëz janë vrarë nga një sulm rus në qytetin ukr...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, siguroi se Uashingtoni...
Kancelari Friedrich Merz priti kryeministrin relativisht t...
Rreth 50 të dyshuar janë arrestuar në një aksion policor n...
Vallja e Osman Takës është përfshirë në Listën Kombëtare t...
Poetja, eseistja dhe përkthyesja kanadeze, Anne Carson, ka...
Sot, më 8 tetor, kompozitori i njohur shqiptar, Gjergj Lek...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, For...
Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Bankën Europiane të ...
Mbi 90 mijë klientë të OSHEE Group ishin regjistruar deri ...
Normat e interesit për kreditë e vogla konsumatore pësuan ...
Investimet publike të përfshira në raportin e gushtit 2026...