Braçe zbulon fjalën e Ramës në mbledhje?! Deputeti i PS për Euronews Albania: M’u tha do protagonizëm individual

8 Tetor 2026 | 20:54

Deputeti i PS-së Erion Braçe ka folur sot në mbrëmje për Now me Erla Mëhillin nën intervistimin e Eksiola Shehut, gazetares së Euronews Albania, lidhur mbi diskutimin e Reformës Territoriale.

Braçe ka thënë se në mbledhjen e Grupit të PS-së iu tha në mëngjes se “kërkon protagonizëm individual” që kritikon, por nuk tha se kush ia tha këtë, edhe pse gazetarja e pyeti nëse ishte Kryeministri Edi Rama./

Braçe: Po mundohesha të kujtoja atë që m’u tha mua sot në mëngjes në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së e që m’u tha: ti do protagonizëm individual. Ndërkohë që unë po pres përgjigje akoma për gjëra, të cilat m’u tha ke të drejtë. Se në këtë pikë kemi ardhur, që ti ke të drejtë, po kërkon protagonizëm.

Gazetarja: Kryeministri ishte?

Braçe: Këto fjalë i dëgjoj për kuriozitet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ulsi Manja: Edhe 46 bashki janë shumë

Deputeti i PS-së Ulsi Manja, ka komentuar në Kuvend debatin për reformën administrativo-territoriale dhe propozimin e opozitës për krijimin e 100 bashkive. Duke iu përgjigjur...
16:26 | 08/10/2026

Reforma territoriale, Mazniku: Janë zhvilluar 121 dëgjesa, bashkimi mbështetet në lidhjet historike

Ish-bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, mbrojti në Kuvend hartën e re territoriale, e cila parashikon shkrirjen e 15 bashkive, duke argumentuar se...
14:37 | 08/10/2026

Debati për “Territorialen”! Braçe nuk ndryshon qëndrim, nis sërish protesta te Parlamenti

Po vijojnë diskutimet në Kuvend për reformën territoriale, e cila parashikon shkrirjen e 15 bashkive në të gjithë vendin. Seanca plenare po vijon prej disa...
11:25 | 08/10/2026