Deputeti i PL-së, Tedi Blushi ka kundërshtuar ashpër Reformën e re Territoriale, duke akuzuar mazhorancën se ndryshimet synojnë shpopullimin dhe grabitjen e pasurive publike. Gjatë fjalës në Kuvend, Blushi e cilësoi reformën si një vendim që prek drejtpërdrejt jetën e qytetarëve dhe komuniteteve.
Blushi pretendoi se pas shkrirjes së 15 bashkive fshihen interesa ekonomike, duke përmendur pasuritë natyrore në Klos, Memaliaj, Fushë-Arrëz, Patos dhe zona të tjera. Ai u bëri thirrje deputetëve të reflektojnë përpara votimit, duke deklaruar se çdo votë do të mbahet shënim dhe do të gjykohet nga qytetarët dhe historia.
Tedi Blushi: Të nderuar qytetarë që po na ndiqni! Avni Rustemi e përmblidhte veprën e zezë të Esat Pashës me vetëm tri fjalë: Përçarje. Shitje. Tradhti. Njëqind e gjashtë vjet më vonë, me këto tri fjalë përmblidhet në mënyrë identike edhe vepra e zezë e Edi Ramës. Përçarje. Shitje. Tradhti. Këto tri fjalë janë edhe thelbi i programit qeverisës. Dhe Esat Pasha i gjallë ka vendosur sot të hakmerret për Esat Pashën e vdekur, duke e vijuar programin e shkombëtarizimit, të shpopullimit dhe të shitjes, së plaçkitjes së Shqipërisë, duke e nisur pikërisht nga Libohova, nga vendlindja e Avni Rustemit.
Edi Rama gjithashtu, është padyshim Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia pas Nikola Pashiqit, siç me të drejtë do të konstatonte edhe gazetari i mirënjohur gjerman Martnes. Por krahasuar për nga dëmet, për nga tradhtia që po i bën shqiptarëve ky kancer i kombit, është edhe më i zi. Historia ka një zakon të keq, të rikthejë gabimet kur populli harron dhe nuk nxjerr mësimet e duhura nga e kaluara. Dhe sot, para se çdo deputet i këtij Parlamenti të marrë peng nga mafia, nga krimi, nga tradhtia, nga pabesia, para se të votojë për projektin e shpopullimit dhe të shkombëtarizimit të Shqipërisë, nuk duhet të harrojë se nuk do të miratojë vetëm ndryshimin e disa vijave në hartën administrative-territoriale të Shqipërisë.
Nuk do të ndryshohen thjesht disa kufij administrativë. Sot është një ditë e zezë për këtë Kuvend, për Shqipërinë, sepse ky Kuvend, pa asnjë mandat popullor, ka vendosur të ndryshojë jetët e qindra mijëra shqiptarëve! Sepse qëllimi i vetëm i Edi Ramës, nëpërmjet këtij akti kriminal, diktatorial, është të shpopullojë dhe të grabisë pronat, pasuritë publike dhe çdo pëllëmbë toke të Republikës së Shqipërisë. Çdo deputet i këtij Kuvendi duhet ta dijë se pas çdo vije në hartë që Edi Rama kërkon të zhdukë sot ka familje, ka të rinj, ka të moshuar, ka shtëpi, ka biznese, ka komunitete, ka histori, identitete, kulturë dhe trashëgimi.
Aty janë varret e të parëve, aty ka lindur dhe e ardhmja e komuniteteve.
Një bashibozuk tha nga kjo foltore se sot do të votohet kryeakti i këtij Kuvendi.
Në fakt, ky Parlament do të votojë sot kryekrimin më të rëndë që ka miratuar ndonjëherë. Shpopullim, shkombëtarizim nën pretekstin e gjoja një reforme administrative, e cila po imponohet me dhunë, me gjak, me shkopinj gome, me gaz, me arrestime që ende po vijojnë. Po përse Edi Rama ka vendosur t’i shkrijë këto 15 bashki? Sepse në Klos do të grabisë kromin.
Sepse në Memaliaj do të grabisë qymyrgurin. Do të ndërtojë resorte në Vjosë.
Sepse Maliqi është hambari i Shqipërisë. Se sigurisht do të grabisë pyjet e pafundme të Fushë-Arrëzit. Do të grabisë Spillenë dhe sigurisht do të grabisë edhe naftën në Patos. Pra, kudo do vetëm shpopullim, vjedhje, grabitje.
Kur bashkon territore pa pyetur njerëzit që jetojnë aty, nuk ke bërë thjesht një riorganizim administrativ. Ke marrë një vendim për të ndryshuar jetën e njerëzve pa miratimin e tyre. Dhe këtu qëndron thelbi i problemit. Ky vendim diktatorial, kriminal duhet refuzuar sot me çdo çmim, sepse në fakt secili prej jush duhet ta dijë se sot historia do të gjykojë gjithsecilin prej nesh, do të mbajë shënim çdo votë, çdo fjalë apo çdo heshtje.
Ndaj secili prej nesh sot ka përgjegjësinë e lartë qytetare, politike dhe patriotike të vendosë nëse nesër do të gdhihet si një Esat Pashë i vogël apo do të gdhihet si një Avni Rustem. Sot nuk po thelloni një Reformë Administrative, sot po thelloni varrin politik që po i hapni vetes secili prej jush. Edi Rama nuk ka për t’ju shpëtuar nesër, ndaj thirrini mendjes. Mendoni si shqiptarë para se të votoni si Rilindas. Mendoni si shqiptarë para se të votoni si kartona të shurdhër, të verbër, pa identitet. Turpi do t’ju mbulojë, por mbi të gjitha shqiptarët nuk do jua falin, historia nuk do jua falë dhe shqiptarët kanë ditur që në një moment t’i japin përgjigje tradhtisë.
Thirrini mendjes, tradhtia paguhet, tradhtia shpaguhet! Askush prej jush nuk ka fuqinë t’i shpëtojë ndëshkimit të shqiptarëve, që në revoltë janë ngritur sot për të mbrojtur vatrat e tyre, familjet e tyre, varret e paraardhësve të tyre. Nuk mund të shuhet Libohova, sepse Avni Rustemi do të jetojë gjatë, sa kohë të jetojnë shqiptarë, qoftë edhe një në këtë tokë dhe Avni Rustemi i vetëm bëri histori. Ruani nga hakmarrja e shqiptarëve. Ajo një ditë do të trokasë në derën e secilit prej jush.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
8 Tetor20:02
Shehaj: Mungesa e Belinda Ballukut në Kuvend do ta vendoste Braçen përballë nevojës për të votuar pro reformës
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar për përplasjen e Erion Braçes me mazhorancën lidhur me Reformën Territori...
POLITIKE
8 Tetor19:59
Berisha: Xhaçka ka luajtur kontrabandën e armëve me të shoqin kur ishte ministre e Mbrojtjes! Asgjësoni 15 bashki
Në kuvend vijon seanca maratonë ku pritet të hidhet për votim reforma e njëanshme e propozuar nga maxhoranca e kryeministrit Edi Rama e...
POLITIKE
8 Tetor19:30
Debati për “Territorialen”! Braçe nuk ndryshon qëndrim
Po vijojnë diskutimet në Kuvend për reformën territoriale, e cila parashikon shkrirjen e 15 bashkive në të gjithë vendin. Sea...
POLITIKE
8 Tetor19:01
Tomorri: Deputetët socialistë të marrin akt politik sot, ndryshe do të mbahen mend si tradhtarë
Gazetari Klodian Tomorri u ka bërë thirrje deputetëve socialistë që të marrin një ‘akt politik’ në votimin p...
POLITIKE
8 Tetor18:48
“Skemë e Ramës”- Agron Shehaj: Nëse Balluku mungon në votimin e Territoriales, do ta nxjerrë zbuluar teatrin që bëri Braçe
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar për përplasjen e deputetit socialist Erion Braçe me të vetetë lidhur me R...
POLITIKE
8 Tetor18:38
Rinis protesta para Kuvendit, policia nuk lejon protestuesit demokratë t’i afrohen perimetrit
Kuvendi pritet të votojë sot hartën e re territoriale me 46 bashki, një nismë e kundërshtuar nga opozita.
Në seancë pri...
POLITIKE
8 Tetor17:56
“BE kërkon konsensus”- Tabaku kundër Reformës Territoriale: Dështon të përfaqësojë qytetarët dhe cenon autonominë vendore
Tabaku kundër Reformës Territoriale: Dështon të përfaqësojë qytetarët dhe cenon autonominë vendore Gjatë fjal&...
POLITIKE
8 Tetor17:37
Berisha kërkoi heqjen e 'Detyrimit të Paraqitjes', Kushtetuesja shtyn shqyrtimin e kërkesës
Gjykata Kushtetuese ka shtyrë shqyrtimin e kërkesës së kreut të demokratëve Sali Berisha, për shfuqizimin e masës së...
POLITIKE
8 Tetor16:44
Projekti i propozuar në Zvërnec: WSJ nxjerr në pah konfliktet, hetimin dhe faturën që i mbetet shtetit
Wall Street Journal ka zbritur në Shqipëri për investimin miliardësh të Jared Kushner, duke ndërtuar një reportazh që sj...
POLITIKE
8 Tetor16:27
"Kjo ndodh vetëm në diktaturë"/ Blushi: Reforma territoriale po miratohet me gjak, shkopinj gome dhe arrestime
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si po zhvillohet procesi p&e...