Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kush e “targetoi” Braçen në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS?! Deputeti socialist: M’u tha që dua protagonizëm individual

Shkruar nga Newsbomb
Kush e “targetoi” Braçen në mbledhjen e Grupit
Erion Braçe, deputet i PS

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka folur mbrëmjen e sotme për Reformën Administrativo-Territoriale dhe diskutimet brenda Grupit Parlamentar të PS-së.

Në një intervistë për emisionin “Noë me Erla Mëhillin”, Braçe tregoi se gjatë mbledhjes së Grupit të PS-së i ishte thënë se kritikat e tij lidhen me kërkimin e “protagonizmit individual”.

Sipas deputetit, ai vijon të presë përgjigje për disa prej shqetësimeve që ka ngritur lidhur me reformën, ndërsa theksoi se në mbledhje i është pranuar se kishte të drejtë për disa prej çështjeve që kishte ngritur. Braçe nuk bëri të ditur se kush ia kishte drejtuar këtë kritikë, ndërsa u pyet nëse bëhej fjalë për kryeministrin Edi Rama.

“Po mundohesha të kujtoja atë që m’u tha mua sot në mëngjes në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së e që m’u tha: ti do protagonizëm individual. Ndërkohë që unë po pres përgjigje akoma për gjëra, të cilat m’u tha ke të drejtë. Se në këtë pikë kemi ardhur, që ti ke të drejtë, po kërkon protagonizëm”, deklaroi Braçe.

Kur u pyet nëse këto fjalë ia kishte thënë kryeministri Edi Rama, Braçe u përgjigj: “Këto fjalë i dëgjoj për kuriozitet".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese