"Dyfisho Sipërmarrjen Tënde"/ Rama: Aplikimet që hasin pengesa te bankat do të kenë mbështetjen e Ministrisë
...
Politike
"Kjo reformë është akti i arrogancës"/ Baçi në Kuvend: Super-pushteti i një njeriu që ka vënë hartën e Shqipërisë mbi tavolinë dhe e grabit
Gjatë fjalës së tij në Kuvend ai ka akuzuar kryeministrin e vendit se po e trajton Shqipërinë si një 'mall' duke i shitur pronat, institucionet dhe, sipas tij, duke shkelur Kushtëtutën.
8 Tetor 2026, 20:49Nga G.M
Luan Baçi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, është se mazhoranca përmes reformës territoriale synon vjedhjen e zgjedhjeve lokale të vitit 2027. Gjatë fjalës së tij në Kuvend ai ka akuzuar kryeministrin e vendit se po e trajton Shqipërinë si një 'mall' duke i shitur pronat, institucionet dhe, sipas tij, duke shkelur Kushtëtutën.
"Kjo reformë është akti i arrogancës së vazhdueshme të super-pushtetit të një njeriu, i cili ka vënë hartën e Shqipërisë mbi tavolinë dhe e grabit, shet prona, shkrin bashki dhe njësi administrative, shkatërron institucione, shkel ligj e Kushtetutë për të arritur çdo marrëzi me territorin e një vendi, sikur të ishte mall që ja ka lënë babai i tij dhe jo mall i shqiptarëve. Me këtë akt mazhoranca noterizon interesat antiligjore elektorale të qeverisë për një tjetër grabitje të zgjedhjeve të radhës që do të vijnë. Kjo i privon sërish hapësirën opozitës për një garë të ndershme e demokratike", tha Baçi./Dosja.al