Celebrities Magazine

Pse Wladimir Klitschko vendosi të paguajë 30 mijë dollarë për detyrimet tatimore të Hayden Panettiere pas vdekjes së saj! Ja çfarë fshihet…

Ish-kampioni i botës në boks, Wladimir Klitschko, ka vendosur të marrë përsipër një detyrim tatimor prej rreth 30 mijë dollarësh të ish-të fejuarës së tij, aktores së ndjerë Hayden Panettiere, me qëllim mbrojtjen e trashëgimisë së vajzës së tyre, Kaya. Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga TMZ, Klitschko synon ta paguajë shumën nga fondet e tij personale për të shmangur interesat dhe penalitetet e mundshme që mund të rëndojnë mbi pasurinë e aktores.

Detyrimi lidhet me taksat federale dhe shtetërore të të ardhurave për vitin 2025, afati i deklarimit të të cilave, sipas ish-boksierit, përfundon më 15 tetor. Klitschko ka bërë të ditur se do të kërkojë rimbursimin e shumës pasi të përfundojnë procedurat për administrimin e pasurisë së Panettiere.

Aktorja, e njohur për rolet në serialet “Heroes” dhe “Nashville”, ndërroi jetë më 16 gusht 2026, në moshën 36-vjeçare. Sipas autoriteteve mjekoligjore, vdekja e saj ishte aksidentale dhe erdhi si pasojë e efekteve toksike të disa substancave, përfshirë fentanilin. Vajza e saj 11-vjeçare, Kaya, është trashëgimtarja e vetme e pasurisë së aktores. Për këtë arsye, Klitschko i është drejtuar gjykatës për të kërkuar autorizimin që ta përfaqësojë përkohësisht të bijën në procedurat ligjore që lidhen me trashëgiminë.

Megjithatë, detyrimet tatimore nuk janë shqetësimi i vetëm i ish-boksierit. Klitschko ka ngritur gjithashtu dyshime se disa sende personale dhe bizhuteri të aktores mund të jenë dërguar në një dyqan pengjesh nga një person jashtë familjes. Sipas pretendimeve të paraqitura në gjykatë, dyqani nuk ka pranuar të japë informacione të hollësishme për sendet pa ndërhyrjen e autoriteteve. Klitschko kërkon që çështja të hetohet, me qëllim parandalimin e humbjes së pasurive që mund t’i takojnë vajzës së tij.  Wladimir Klitschko dhe Hayden Panettiere nisën marrëdhënien e tyre në vitin 2009 dhe u fejuan në vitin 2013. Çifti u nda në vitin 2018, por ruajti lidhjen përmes vajzës së tyre. Tashmë, ish-boksieri po përpiqet të sigurojë që pasuria e lënë nga aktorja të administrohet dhe të mbrohet në interes të Kayas, ndërsa procedurat gjyqësore vijojnë.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.