BOTA /

VIDEO/ Mijëra protestues në Athinë kundër vizitës së Rubios: Nuk është i mirëpritur!

Pjesëmarrësit, mes të cilëve punëtorë, studentë dhe përfaqësues të sindikatave, kundërshtuan politikat ushtarake dhe rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Mijëra protestues në Athinë kundër vizitës

Mijëra qytetarë protestuan të martën, më 6 tetor, në Athinë kundër vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe përfshirjes së Greqisë në luftërat dhe operacionet ushtarake të SHBA-së, NATO-s dhe Bashkimit Europian.

Protesta nisi në sheshin Sintagma, përballë Parlamentit grek, dhe vijoi me një marshim drejt ambasadës amerikane. Pjesëmarrësit, mes të cilëve punëtorë, të vetëpunësuar, studentë, nxënës dhe përfaqësues të sindikatave, kundërshtuan politikat ushtarake, rritjen e shpenzimeve për armatimet dhe marrëveshjet ushtarake të Greqisë.

“Jashtë bazat e vdekjes! Asnjë përfshirje në luftërat e SHBA-së, NATO-s dhe BE-së!”, ishte një nga thirrjet e protestuesve.

Në pankarta dhe slogane të tjera u kundërshtua edhe vizita e Rubio-s, ndërsa një prej mesazheve të përcjella ishte: “Kasapi Rubio nuk është i mirëpritur”.

Sipas organizatorëve, gjatë protestës pati tensione me forcat e policisë, të cilat ndërhynë për të kufizuar marshimin dhe përdorën edhe gaz lotsjellës. Pavarësisht përplasjes, demonstruesit vijuan marshimin drejt ambasadës amerikane.

Protestuesit deklaruan se kundërshtojnë përfshirjen e Greqisë në konfliktet ndërkombëtare dhe përdorimin e territorit të vendit si pikënisje për operacione ushtarake.

Protesta u zhvillua në prag të vizitës së Marco Rubio në Athinë, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e mobilizimit dhe pjesëmarrjen në grevën e punonjësve të porteve më 30 tetor./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???????????????????????? ???????????????????? ????️ (@appenadetto)

Poll