8 Tetor 2026, 21:18
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar në Kuvend se opozita do të ngrejë "shtyllat e turpit" për deputetët që, sipas tij, po tradhtojnë zgjedhësit duke votuar reformën territoriale. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha u shpreh se mazhorancën se po ushtron presion ndaj deputetëve për të siguruar votat për Reformën Territoriale.
Më tej ai adresoi akuza edhe ndaj qeverisë lidhur me trajtimin e kryetarit të Bashkisë së Memaliajt. Lideri i opozitës, u bëri thirrje deputetëve të Fushë-Arrëzit, Pukës dhe zonave të tjera që të mos dorëzohen përballë Ramës dhe të votojnë në përputhje me interesat e qytetarëve.
Sali Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare! Ndërkohë që zhvillohet ky debat, njeriu me 5 mbiemra këtu në parlament, që ka porosi të vrasjeve, që është i implikuar me tre kartele droge, bën presion mbi deputetët dhe bën pazare për t'i detyruar që të votojnë. U bëj thirrje përfaqësuesve të Fushë-Arrëzit dhe të Pukës, përfaqësuesve të zonave të tjera të zgjedhin dinjitetin, karakterin, nderin dhe përfaqësimin e qytetarëve, pa u dorëzuar para Edi Ramës dhe pazareve të tyre të pista.
Dënoj me forcën më të madhe dhunën, terrorin nga narkopolicia e Skënder Ballukut dhe Edi Ramës ndaj kryetarit të Bashkisë të Memaliajt. Hakmarrje primitive ndaj tij për faktin se qytetarët e Memaliajt refuzuan Edi Ramën. I propozoj Bashkisë Divjakë, Bashkisë së Durrësit, i propozoj të gjitha bashkive, të ngrenë që nesër shtyllat e turpit për të shkruar me gërma të zeza emrat e këtyre tradhtarëve të zgjedhësve të tyre që dalin këtu dhe na thonë se Divjaka aty do mbetet, se Klosi nuk lëviz.
Çfarë jeni këtu mor ju, çfarë jeni ju? A keni ju, a keni turp nga vetja juaj që flisni në këtë mënyrë? Si mund të zbrisni në zero? Hë, edhe ky i Kodrës së Kuajve, erdhi këtu. Që edhe ky foli.
Atëherë shkoje atje ti. Shkoje ti, do ta them unë ty. Po po, deputeti i Kodrës së Kuajve.
Dëgjoni këtu!,Manza, Sukthi, Rrushbualli, Ishmi, janë 105 mijë banorë. Janë 105 mijë banorë dhe u mohojnë vetëqeverisjen në mënyrën më kriminale vetëm për qëllime elektorale. Pra, absolutisht nesër po të dalim në pushtet do ngremë shtyllat e turpit për ju./Dosja.al
sali berisha
Politike
8 Tetor 2026, 20:59
G.M
Bujar Leskaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Bujar Leskaj ka kundërshtuar ditën e sotme në Kuvend projektin për Refor...
Politike
8 Tetor 2026, 20:59
e,d
Fadil Nasufi
TIRANË- Deputeti i PS për Beratin, Fadil Nasufi ka folur për ndarjen e re territoriale. Gjatë fjalës së tij n&e...
Politike
8 Tetor 2026, 20:50
E.d
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka vijuar fjalimin e tij me tone ironike në Kuvend. Gjatë fjal...
Politike
8 Tetor 2026, 20:49
G.M
Luan Baçi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, është se mazhoranca përmes reformës territoriale ...
Politike
8 Tetor 2026, 20:40
E.d
Vangjel Dule
TIRANË- Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, deputeti Vangjel Dule është shprehur kundër d...
Politike
8 Tetor 2026, 20:32
E.d
Tedi Blushi
TIRANË- Deputeti i PL-së, Tedi Blushi ka kundërshtuar ashpër Reformën e re Territoriale, duke akuzuar mazhoranc&e...
Politike
8 Tetor 2026, 20:23
E.d
Pamje nga takimi
TIRANË- Komisioneri i Bashkimit Evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Sundimin e Ligjit dhe Mbrojtjen e Konsumato...
Politike
8 Tetor 2026, 20:01
E.d
Agron Gjekmarkaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka kundërshtuar reformën territoriale dhe e ka cilësuar ...
Politike
8 Tetor 2026, 19:51
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha, kundërshtoi në Kuvend Reformën Territoriale, duke akuzuar mazhorancë...
Politike
8 Tetor 2026, 19:32
E.d
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka ironizuar në Kuvend Reformën e re Territoriale të pro...